Lifestyle
Dua Lipa hyn në Top-20 në SHBA
Ajo arriti të dilte në pozitën e 19-të në top listën Billboard Hot 100 këtë javë dhe bazuar në rritjen e popullaritetit të saj në Amerikë, kjo pozitë mund të ndryshohet së shpejti
Këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk po i ndahen sukseset.
Pasi arriti të dilte në numrin një në top-listën zyrtare të Britanisë së Madhe me këngën “New Rules” në gusht dhe fitoi çmimin për Artistin më të mirë të ri në MTV EMA, nuk ka dyshim që ajo ka depërtuar në gjithë botën.
Së fundmi, ajo hyri në Top 20 të hiteve në top-listat zyrtare të SHBA-së.
Ajo arriti të dilte në pozitën e 19-të në top listën Billboard Hot 100 këtë javë dhe bazuar në rritjen e popullaritetit të saj në Amerikë, kjo pozitë mund të ndryshohet së shpejti, transmeton Albinfo.ch.
“New Rules” është hiti i saj i tretë që ka hyrë suksesshëm në SHBA. Ajo më parë arriti që me “Blow Your Mind” të hynte në pozitën e 72-të, ndërsa bashkëpunimi me Martin Garrix “Scared to Be Lonely” e çoi në pozitën e 76-të.
Uebfaqja e MTV-së ka shkruar se “me karrierën e saj që është në fillim, nuk kemi dyshim që Dua ka shumë hite për t’i ofruar SHBA-së në të ardhmen”.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?