LIFESTYLE

Dua Lipa – këngëtarja më e re që arrin një miliard klikime

“New Rules” ishte kënga që i solli sukseset më të mëdha deri tash këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo tani ka arritur në shifrën e një miliard klikimeve vetëm në YouTube.

Kjo shifër i ka sjellë Dua Lipës një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, transmeton Albinfo.ch.

Ajo thotë se është bërë këngëtarja më e re që ka arritur shifrën e një miliard klikimeve në një video.