CH-Ballkani

Dua Lipa, koncert bamirësie në Prishtinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa më në fund do të mbaj një koncert në Kosovë.

Koncerti i këngëtares së hitit “Be the One” do të mbahet më 9 gusht në Parkun e Gërmisë në Komunën e Prishtinës dhe të gjitha fitimet që do të dalin nga ky koncert do të shkojnë për bamirësi në fondacionin “Sunny Hill”.

shtyp rreth këtij koncerti, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se është i kënaqur nga organizimi i këtij evenimenti dhe se në të ardhmen Kosova do të mirëpresë këngëtarë të tjerë me famë botërore.

Për këtë manifestim është shprehur edhe babai i Duas, ish rokeri i njohur prishtinas, Dukagjin Lipa i cili ka shprehur kënaqësinë e tij për organizimin e e këtij koncerti bamirësie nga e bija e tij.

Siç është bërë e ditur gjatë kësaj konference, biletat do të dalin në shitje nga data 25 korrik, ndërsa çmimi tyre do të sillet 15 euro për fanpit dhe 10 euro për vendet e zakonshme.

Albinfo.ch