Lifestyle

Dua Lipa konfirmon këngën e re

Dua Lipa ka konfirmuar këngën e saj të re.

“IDGAF” do të jetë kënga e saj e shtatë nga albumi i parë që do të lansohet me videoklip.

Ajo vjen pas “New Rules” që u bë hit botërorë që nga lansimi gjatë verës. Me “New Rules”, Dua Lipa udhëhoqi shumë toplista botërore, duke kaluar edhe yje të mëdha si Adele.

Duke folur për “Dammit” në Brazil, Dua Lipa konfirmoi lajmin duke thënë se kjo këngë do të vijë më 2018, transmeton Albinfo.ch.

“Do të vijë më 2018 sepse ‘New Rules’ akoma po ecën me sukses. Nuk po planifikojmë diçka tani, andaj me siguri vitin e ardhshëm në fillim”, ka thënë ajo.