Lifestyle
Dua Lipa, krenare me përkatësinë shqiptare dhe me gjyshin e saj historian
Një artikull që flet për punën e gjyshit tim, më bëri të shpërtheja nga krenaria dhe doja që këtë moment ta ndaja me ju”, ka shkruar ajo në Instagram
E njohur si një këngëtare që në asnjë rast nuk e mohon përkatësinë e saj shqiptare dhe kosovare, Dua Lipa, ka dhënë edhe një dëshmi në këtë drejtim. Ajo, në rrjetin social Instagram ka publikuar sot librin e gjyshit të saj, historianit të njohur, të ndjerë, Seit Lipa, “Kosova në periudhën e rindërtimit” dhe një përkushtim për të.
“Gjyshi im, Seit Lipa, ishte Kryetari i Institutit të Kosovës në vitet 1990-1995. Duke dashur të tregoj historinë tonë, prejardhjen tonë, unë përpiqem tu tregoj njerëzve kudo që shkoj, në secilën intervistë se jam nga Kosova. Ne kemi një histori interesante, për të cilën mësoj çdo herë nga pak. Një artikull që flet për punën e gjyshit tim, më bëri të shpërtheja nga krenaria dhe doja që këtë moment ta ndaja me ju”, ka shkruar ajo në Instagram.
Këngëtarja në 10 gusht do të mbajë koncert madhështor në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit