Kultura

Dua Lipa: Me gëzim po pres të vi në vendin tim

Koncerti i Dua Lipës do të mbahet më 30 korrik në Parkun e Gërmisë. paratë e fituara nga shitja e biletave do t’i dorëzohen një fondacioni për bamirësi që është krijuar nga veta këngëtarja

Pak ditë para koncertit që do të zhvillojë në Prishtinë, Dua Lipa nëpërmjet një statusi në Facebook, ka falënderuar organizatorët e koncertit, pasi paratë e fituara nga shitja e biletave  do t’i dorëzohen një fondacioni për bamirësi që është krijuar nga veta këngëtarja.

Ajo gjithashtu ka thënë se mezi pret që të vijë në Kosovë.

“Faleminderit krejtve, organizatoreve dhe përkrahësve që e kanë bo të mundshme organizimin e koncertit e në të njëjten kohë janë duke ndihmuar Fondacionin Sunny Hill. Ju jam shumë e lumtur që e keni përkrahë këte ide. Faleminderit nga zemra vullnetarëve që po doken shumë bukur. E di që Kosova e Prishtina gjithmonë janë me mu, kudo që shkoj. Mezi po pres me ardh n’vendim tem edhe mu knaq shumë n’koncert, e këtë kënaqësi e bon shumë ma të madhe fakti që ky koncert në të ardhmen ka me e ndihmu artin dhe kulturen në Prishtinë dhe Kosovë. Shihemi shume shpejte. Ju dua shuuuume!” ka shkruar ajo në gjuhën shqipe dhe angleze.

Koncerti i Dua Lipës do të mbahet më 30 korrik në Parkun e Gërmisë.