Fun

Dua Lipa me koncerte në Amerikë, Evropë dhe Zelandë të Re

Ajo do të rifillojë një tur të koncerteve që do të mbahen në Amerikë, Britaninë e Madhe dhe në shumë qytete evropiane, si dhe në Zelandën e Re

Vazhdojnë sukseset e njëpasnjëshme të këngëtares shqiptare, Dua Lipa. Këngëtarja me prejardhje nga Prishtina nuk e ka ndërmend të ndalet.

Ajo do të rifillojë një tur të koncerteve që do të mbahen në Amerikë, Britaninë e Madhe dhe në shumë qytete evropiane, si dhe në Zelandën e Re, shkruan albinfo.ch.

Koncertet do të fillojnë në Amerikë, si në Las Vegas, Nju Jork e Uashington për të vazhduar më pas në Britaninë e Madhe, në qytetet Mançester, Lids e Glasgou për të vazhduar më pas në Paris, Berlin, Frankfurt, Berlin e Koln.

Dua do të mbajë koncerte edhe në Skandinavi, përkatësisht në qytetet Oslo, Stokholm e Kopenhagen.

Në fund ajo do të mbajë koncerte edhe në Zelandën e Re.

Këtu është linku ku mund t’i gjeni biletat për koncertet e saj:

 

Live