Kultura

Dua Lipa me tri këngë në top-listat britanike

Këngëtarja shqiptare ka tri këngë të saja në 40-të këngët më të dëgjuara e shitura në Britani të Madhe

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa po vazhdon me suksese të jashtëzakonshme. Tashmë çdo këngë e saj është në top-listat evropiane dhe më gjerë, shkruan albinfo.ch.

Lipa ka tri këngë të saja në 40-të këngët më të dëgjuara e shitura në Britani të Madhe.

Ajo gjendet në pozitën e 10, 11 dhe 23 në këtë toplistë. Me Sean Paul ajo zë pozitën e 10-të, me këngën “Be the One” një pozitë më poshtë dhe me bashkëpunimin e saj me Martin Garrix zë vendin e 23-të. Momentalisht ajo është e vetmja këngëtare që është me tri këngë në toplistën Official Charts UK.

Ky llogaritet një sukses i jashtëzakonshëm për këngëtaren shqiptare që me hapa të sigurt po e ndërton karrierën e saj.