Lifestyle

Dua Lipa mohon lidhjen me futbollistin e Real Madridit

Në media të ndryshme ka qarkulluar një lajm në të cilin përflitej për një lidhje të mundshme mes artistes nga Kosova, Dua Lipa, me futbollistin e Real Madridit, Marco Asensio.

Sipas CNN turk, dyshja në fjalë kishin kaluar natën së bashku pas përfundimit të ndeshjes finale Real Madrid-Liverpool.

Mirëpo, një lajm i tillë del të jetë krejtësisht i pavërtetë dhe këtë gjë e ka hedhur poshtë edhe vet këngëtarja përmes një statusi të publikuar në rrjetin social “Twitter”, përcjell albinfo.ch.

“Nuk e kam takuar kurrë Marco Asension dhe është e pamundur të ketë ndodhur, sepse agjenti im është fans i Liverpool dhe nuk do të më falte asnjëherë”, ka shkruar Dua.