Lifestyle

Dua Lipa, ndër 25 gratë më me ndikim në Britani

Këngëtarja shqiptare është vlerësuar nga revista “Vogue”, si një ndër 25 gratë më me shumë ndikim në Britani të Madhe

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme për momentin në Evropë. Këngët e saj shndërrohen menjëherë në hite, derisa ka shumë koncerte në Evropë dhe jashtë saj.

Së fundi Dua, performoi në finalen e Ligës së Kampionëve, që u mbajt në Kiev të Ukrainës, përcjell albinfo.ch.

Këngëtarja shqiptare është vlerësuar nga revista “Vogue”, si një ndër 25 gratë më me shumë ndikim në Britani të Madhe.

Sipas kësaj reviste, Lipa është e para grua në Britani, që merr pesë nominime brenda natës në “BritsAwards”, ndërkohë që e kanë cilësuar këngën e saj “New Rules” si himnin e femrave të lënduara në dashuri.

Në listë gjithashtu ishin të renditura edhe autorja e librave “Harry Potter”, J. K. Rouling, apo dukesha e Sussex, Meghan Markle.