Lifestyle

Dua Lipa ndërpret koncertin për shkak të problemeve shëndetësore

Meqenëse 22-vjeçarja kishte pësuar një infeksion të dhimbshëm të veshëve një javë më parë, ajo donte të shmangte dëmtimin e përhershëm të dëgjimit

Pas vetëm tri këngëve, performanca e Dua Lipa (22) mbaroi! Që nga albumi i saj debutues kur shiti më shumë se 2.5 milionë kopje, këngëtarja është duke përjetuar valën e suksesit. Në muajin janar, këngëtarja shqiptare, njoftoi për punën në albumin e saj të dytë. Por të martën e kaluar, zeshkanja e bukur është dashur ta anulojë koncertin e saj.
Si pjesë të turneut të saj, ylli shqiptar gjithashtu ishte mysafire në Denver, në shtetin amerikan të Kolorados. Siç raportoi gazeta britanike Daily Mail, Dua kishte interpretuar vetëm tri këngë kur është dashur ta informojë në lot audiencën se koncerti duhej të ndërpitej para kohe, për arsye shëndetësore, transmeton Albinfo.ch.
Meqenëse 22-vjeçarja kishte pësuar një infeksion të dhimbshëm të veshëve një javë më parë, ajo donte të shmangte dëmtimin e përhershëm të dëgjimit. “Unë me të vërtetë u përpoqa ta përfundoja performancën”, ka kërkuar ndjesë këngëtarja shqiptare me gjatësi prej 1.75, përpara fansave të saj.
Dua Lipa bëri një punë shumë të mirë këtë vit: ajo fitoi çmimin Brit Awards dhe rrëzoi Ed Sheeran (27) nga froni, si artistja më e mirë britanike e vitit. Në jetën private, duket se është në qiellin e shtatë me Isaac Careë, sikurse dëshmojnë edhe fotografitë aktuale të dy të dashuruarve në Nju Jork.