Kultura

Dua Lipa në “Donau Insel Fest 2016” të Vjenës

Ky festival mbahet në një hapësirë 4.5 kilometra të gjatë, ku vendosen bina të ndryshme në të cilat performojnë bende e këngëtarë të shumtë, në të njëjtën kohë

Bildbordet e Dua Lipes tanimë mund t’i shohësh në çdo cep të Vjenës. Ato paralajmërojnë pjesëmarrjen e këngëtares shqiptare në festivalin e njohur “Donau Insel Fest 2016” në Vjenë të Austrisë, njofton “albinfo.ch”.

Këngëtarja e hitit “Be the One” do të performojë më 24 qershor para publikut austriak. Festivali “Donau Insel Fest” zgjatë tri ditë dhe është pa pagesë. Ai mbahet në një hapësirë 4.5 kilometra të gjatë, ku vendosen bina të ndryshme në të cilat performojnë bende e këngëtarë të shumtë, në të njëjtën kohë. Adhuruesit e muzikës të gjitha zhanreve argëtohen sipas shijes së tyre.

Vitin e kaluar ky festival është vizituar në afro 4 milion njerëz.

Dy vite më parë në këtë festival ka performuar edhe këngëtarja tjetër shqiptare Rita Ora.

Sipas faqes së këtij festivali, Dua Lipa do të shfaqet në skenë rreth orës 19.00, ndërsa të shtunën më 25 qershor i ftuar special do të jetë këngëtari Sean Paul, transmeton albinfo.ch