Kultura

Dua Lipa nuk e ka ndërmend të ndalet

Më 9 mars ajo ka performuar në Florida, më 11 mars do të jetë në Houston, kurse më 12 në Dallas. Ajo gjithashtu ka paralajmëruar se do të mbajë koncert edhe në Poloni

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa nuk e ka ndërmend të ndalet. Ajo po vazhdon me koncertet e saj në Amerikë dhe Evropë, ku një numër i madh i fansave po ndjekin koncertet e saj, raporton albinfo.ch.

 

Ajo është shprehur e kënaqur me numrin e vizitorëve, derisa i ka falënderuar në rrjetet sociale.

 

Dua së fundi ka nënshkruar një kontratë të madhe me brendin kozmetik, “MAC Cosmetics”. Kjo është konfirmuar nga të dyja palët.

 

“Kjo pranverë dhe verë do të jetë më bukur pasi do të fillojë bashkëpunimin me tre këngëtarët Justine Skye, Dua Lipa dhe Lee Hi”.

 

Edhe këngëtarja me prejardhje nga Prishtina ishte e lumtur për realizmin e kësaj marrëveshje.

 

Më 9 mars ajo ka performuar në Florida, kurse më 11 mars do të jetë në Houston, kurse më 12 në Dallas. Ajo gjithashtu ka paralajmëruar se do të mbajë koncert edhe në Poloni.