Lifestyle

Dua Lipa paralajmëron bashkëpunimin e radhës

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka postuar në rrjetin social Instagram një foto së bashku me Ariana Granden, çfarë ka bërë që të gjithë të mendojnë se janë duke punuar për një bashkëpunim të ri muzikor mes vete, shkruan albinfo.ch.

Dua Lipa është e nominuar me pesë çmime rekord në BRIT Awards dhe është duke punuar për regjistrimin e albumit të saj të ardhshëm.

Fotoja e publikuar ka shtyrë mediat të raportojnë se ato janë duke bashkëpunuar për një këngë të re.

Kënga e re e Dua Lipës, ‘IDGAF’, është e treta me e transmetuar në Spotify në Britaninë e Madhe.