Kultura

Dua Lipa realizoi ëndrrën e saj

Këngëtarja shqiptare ka realizuar një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ishte ëndrra e saj

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa vazhdon me sukseset e saj. Ajo për herë të parë në karrierën e saj ka zhvilluar një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan albinfo.ch.

Koncerti i saj i fundit ishte në San Francisko, derisa në përgjithësi ajo ka marrë shumë vlerësime pozitive. Koncertet e saj i kanë ndjekur një numër i madh i fansave të saj në Amerikë. Dua ka lindur në Londër, kurse është me prejardhje nga Prishtina.

Ajo ka falënderuar të gjithë fansat për mbështetjen e tij. “San Francisko ju keni qenë me të vërtetë një ëndërr. Koncerti i fundit i turneut tim të parë. Faleminderit të gjithëve që e keni bërë këtë tur kaq special. Çdo natë ka qenë një ëndërr e realizuar për mua dhe u jam mirënjohëse për dashurinë dhe përkrahjen. Ekipi im dhe grupi kanë qenë më të mirët, duke bërë kështu këtë turne me autobus të ketë ndjesinë e një shtëpie dhe çdo natë kanë sjellë performancë të mrekullueshme. Faleminderit edhe një herë, shpresoj të shihemi së shpejti, unë ju dua”, ka shkruar Dua në “Facebook”.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/dua-lipa-realizoi-endrren-e-saj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.