LIFESTYLE

Dua Lipa shijon sukseset më të mëdha deri tash në Amerikë

Teksa kënga e Dua Lipës “New Rules” po i afrohet numrit të një miliardë klikimeve në YouTube, këngëtarja po vazhdon të pozicionohet sa më lartë në top-listën e Billboardit në SHBA.

Ajo ka arritur pozitën më të mirë që ka pasur ndonjëherë. Në javën e fundit ajo është në numrin 11, pas 23 javësh të kaluara në top 100 këngët, transmeton Albinfo.ch.

“New Rules” është suksesi më i madh i këngëtares kosovare deri tani. Ajo vitin e shkuar publikoi edhe albumin “Dua Lipa” me të cilin arriti të dominonte në shumë tregje botërore.

Ndërkohë, sot ajo pritet të publikojë këngën “IDGAF”, të cilën e ka paralajmëruar qe disa ditë. Ajo po ashtu po punon në albumin e dytë.