Lifestyle

Dua Lipa me të dashurin vlerësohen si ndër çiftet më të veçanta në muzikë

Për shumë dekada, gjithmonë ka pasur çifte që kanë dominuar botën e muzikës. Britney Spears e Justin Timberlake ishin një kohë, ndërsa më vonë ishte çifti Justin Bieber – Selena Gomez.

Pas tyre, sipas “The Vogue”, mund të jetë kosovarja Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri muzikanti Paul Klein, i cili është pjesë e rokgrupit amerikan “LANY”.

“Teksa ylli britanik Dua Lipa është akoma këngëtare e re, që sapo ka lansuar albumin e vetë-titulluar verën e shkuar, ajo dhe i dashuri i saj muzikant Paul Klein janë pa diskutim në garë për çiftin e ri më me stil në muzikë. Me përshtatjen e tyre të plotë, flokë të shndritshëm dhe kombinime veshjesh të kujdesshme, ata duket se e kanë perfeksionuar artin e veshjeve si çift për pak muaj”, ka shkruar “The Vogue”.

Ky medium në fund e ka vlerësuar çiftin e ri si shtesë të re të bukur në historinë e çifteve të njohura muzikore, transmeton Albinfo.ch.

https://www.vogue.com/article/dua-lipa-paul-klein-lany-couples-style-dating