Kultura

Dua Lipa, turne edhe në Evropë

Ajo do të performojë në qytete të mëdha, si Londër, Milano, Berlin, Mançester, Utreht e Këln

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa përveç turneut që do ta ketë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të realizojë një të tillë edhe në Evropë, shkruan albinfo.ch.

 

Ky turne do të zhvillohet në muajin prill, derisa ishte vetë këngëtarja që me anë të një postimi në “Facebook” ka treguar edhe në cilat qytete do të mbajë koncerte.

 

Ajo do të performojë në qytete të mëdha, si Londër, Milano, Berlin, Mançester, Utreht e Koln.

 

Dua Lipa kishte një sukses të madh vitin e kaluar, kurse me suksese po vazhdon edhe më 2017.