Gruaja

Dua Lipa, ylli i së ardhmes

Lipa është këngëtare, kompozitore dhe modele. Ajo u lind në Londër më 22 gusht 1995 nga prindër shqiptarë nga Kosova të cilët ishin larguar nga Prishtina në vitet 1990

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa po shkëlqen në skenën ndërkombëtare dhe po bëhet gjithnjë e më e njohur. Tashmë ajo shihet në mesin e këngëtarëve të njohur botëror.

Britney Spears, Justin Biber apo Christina Aguilera janë yje në Amerikë dhe në botë, por disa këngëtarë të rinj kanë filluar të shkëlqejnë, shkruan ‘huffingtonpost.com’, që ka zgjedhur tre këngëtarë si yje të së ardhme.

Në këtë listë janë Maritta Hellani 20 vjeçare nga Lebanoni, Charlie Puth 25 vjeçar nga Amerika dhe Dua Lipa nga Anglia me prejardhje shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Lipa është këngëtare, kompozitore dhe modele. Ajo u lind në Londër më 22 gusht 1995 nga prindër shqiptarë nga Kosova të cilët ishin larguar nga Prishtina në vitet 1990. Ajo si e vogël u rrit në Kosovë, derisa në vitin 2008 u kthye me familjen në Londër.

Ajo karrierën e filloi si modele, por duke dëgjuar babanë e saj rok-këngëtar filloi të merret me muzikë. Me muzikë filloi të merret nga mosha 14-vjeçare dhe ka arritur shumë suksese në karrierën e saj dhe ka fituar shumë çmime ndërkombëtare. Ajo do të publikojë albumin më 2 qershor.