Fotolajmi
Duhani, shkaktar i 8 milionë vdekjeve në vit
Deri në vitin 2030 numri i vdekjeve të lidhura me duhanin mund të rritet për një të tretën, thotë një studim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar Amerikan i Kancerit, njofton albinfo.ch.
“Numri i vdekjeve nga duhani pritet të rritet në rreth gjashtë deri në tetë milionë vdekje vjetore deri në vitin 2030. 80% e vdekjeve janë nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, thotë studimi i publikuar të martën.
Gati 80% e duhanpirësve jetojnë në këto vende, ku numri i përgjithshëm i duhanpirësve vazhdon të rritet, thotë studimi në fjalë, duke kujtuar se ekspertët mjekësorë mendojnë se ky fenomen i vdekshmërisë nga duhani mund të parandalohet lehtë.
Kosto për ekonominë globale
Pirja e duhanit “shkakton çdo vit (…) më shumë se 1000 miliardë dollarë shpenzime për kujdesin shëndetësor dhe produktivitetin e humbur”, raporton studimi i paraqitur pranë 70 ekspertëve.
Implikimet e kostos për shëndetin e duhanit tejkalojnë të ardhurat nga taksat e duhanit, të vlerësuara nga OBSH-ja me 269 miliardë $ në vitet 2013-2014.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor