Jeta në Zvicër
A duhet dënuar prindërit në Zvicër që i godasin fëmijët e tyre?
Një grup i shtetasve zviceranë kanë nisur një peticion me qëllim që të bëjë të paligjshme sipas ligjit zviceran, që prindërit të godasin ose të dëmtojnë fëmijët e tyre.
Organizata “Jo dhunës kundër fëmijëve” do të paraqesë peticionin në qeverinë zvicerane, me qëllim që të ndryshojë mendjen, pasi dhoma e ulët e parlamentit votoi kundër legjislacionit mbi këtë temë muajin e kaluar, shkruan ‘The Local’.
Në faqen e saj të internetit, grupin shkruan: “Ne duam që fëmijët të rriten pa dhunë, në një mjedis që garanton siguri, respekt dhe tolerancë”, përcjell albinfo.ch.
Megjithëse, Zvicra është në Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, që synon të mbrojë fëmijët nga dhuna, ligji zviceran nuk ndalon në mënyrë specifike të gjitha format e dhunës, siç kërkon Konventa.
Për dallim nga vendet tjera, Zvicra nuk e klasifikon shuplakën nga prindërit ndaj fëmijëve si një dënim fizik, dhe për këtë është përballur me kritika nga OKB-ja në lidhje me këtë temë.
Deri më tani 53 shtete e kanë ndaluar të gjitha dënimet trupore ndaj fëmijëve, duke përfshirë në shtëpi, dhe rreth 55 kanë shprehur një angazhim për ta bërë këtë.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit