Gruaja
Dy binjaket shqiptare në “luftë” me njëra tjetrën për titullin e “Miss Bern”
Dymbëdhjetë bukuroshet tashmë kanë bërë edhe përgatitjet e tyre të fundit për të dalë sonte prej 20.00 në skenën e mrekullueshme të “Kursaal Bern” ku do të zhvillohet gara për kurorën e më të bukurës të këtij kantoni
Kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e spektaklit “Miss Bern 2016”. Dymbëdhjetë bukuroshet tashmë kanë bërë edhe përgatitjet e tyre të fundit për të dalë sonte prej 20.00 në skenën e mrekullueshme të “Kursaal Bern” ku do të zhvillohet gara për kurorën e më të bukurës të këtij kantoni.
E veçantë në këtë edicion është që për herë të parë në historinë e këtij manifestimi marrin pjesë dy vajza binjake. Ato janë shqiptare dhe quhen Egzona dhe Egzontina Jaha.
“Albinfo” disa herë gjatë muajve të fundit ka pasur shkrime rreth jetës dhe punës së tyre. Të dy motrat që banojnë në Koppingen të Bernës kanë thënë se ato janë përherë të pandashme. Ato këndojnë në duet, bëjnë sport apo shkojnë bashkë për të bërë pazar. Të përbashkët e kanë edhe dhomën dhe veshjet. “Kemi dashur të provojmë se deri ku mund të arrijmë si binjake”, janë shprehur dy 20 vjeçaret, njofton “albinfo.ch”.
Ndonëse kanë marrë pjesë si binjake, ato do të garojnë ndaras. Organizatorja e “Miss Bern” Sandra Schmid ka thënë se ka qenë mjaft e lumtur kur ka dëgjuar për pjesëmarrjen e binjakeve, por pavarësisht kësaj, nuk do të këtë bonus të pikëve për to.
Gjatë këtij edicioni thuhet se 50 për qind e vlerësimit do të bëhet në bazë të votave të dërguara përmes faqes missbern.ch si dhe sms-ve.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur Qyteti i Gjenevës ka zbuluar se llogaritë e tij do të tregojnë një tepricë prej 200...
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë