Jeta në Zvicër

Dy francezë humbën jetën nga një ortek bore në Zvicër

Trupat e dy shtetasve francezë, të cilët janë marrë nga orteku, janë gjetur të dielën në kantonin zviceran Vale, theksoi policia, duke shtuar se edhe dy persona të tjerë janë të humbur.

Ekipet e shpëtimit gjetën trupat e francezit 20-vjeçar dhe një tjetri 25-vjeçar rreth gjashtë metra nën borë, ajo tha në një deklaratë. Raportohet se llogariten si të humbur një tjetër francez (32) dhe zviceran (57), shkruan albinfo.ch.

Policia tha gjithashtu se kërkimi është ndalur dhe analiza meteorologjike dhe rreziqet e menjëhershme do të përcaktojë vazhdimin e saj. Aksidenti ka ndodhur në Vallon d’Arby, një nga vendet për skiatorë në Zvicër.