Sport

Dy futbollistë shqiptarë dënohen për kurdisje të ndeshjeve

Drin Shala dhe Alban Shipshani janë dënuar me burgim nga një gjykatë në Oslo për korrupsion dhe mashtrim në futboll

Skandali i trukimeve të ndeshje ka prekur edhe dy ish-futbollistë shqiptarë të cilët kanë luajtur kohë më parë në Norvegji, raporton albinfo.ch.

 

Ata janë dënuar me 14 muaj burg për kurdisje të ndeshjeve. Bëhet fjalë për Drin Shala dhe Alban Shipshani të cilët janë dënuar me burgim nga një gjykatë në Oslo për korrupsion dhe mashtrim në futboll.

 

Kurdisjet e ndeshjeve kanë ndodhur në qershor të vitit 2012. Në ndeshjen e parë ekipi Follo FK pësoi disfatë me rezultat 4:3 nga Ostsiden derisa në 25 minutat e fundit po fitonin ndeshjen 3:0. Ndeshja e dytë ishte kur Asker humbi 7:1 nga Frigg Oslo edhe pse ishin favoritë për të fituar.

 

Hetimet për këto dy ndeshje filluan pas ankesës nga Federata e Futbollit të Norvegjisë.