Shkurt.ch

Dy gazetarë zviceranë mbahen 50 orë në arrest në Abu Dhabi

Ata janë marrë në pyetje edhe nga 9 orë pa ndërprerje dhe u janë lidhur sytë disa herë, kur është dashur të barteshin nga një ambient në një tjetër

Dy gazetarë të Televizionit Publik Zviceran (të Zvicrës frankofone, RTS) janë arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ata janë marrë në pyetje për plot 50 orë, shrkuan RTS në faqen e vet të internetit.

Gazetari dhe kamaramani, të dy të pajisur me akreditim, kishin bërë filmime gjatë hapjes zyrtare të “Louvre” në Abu Dhabi. Por, ata, sipas të gjitha gjasave janë fajësuar për xhirimin me kamera që u kishin bërë në një treg punëtorëve pakistanezë.

Siç bën të ditur televizioni në fjalë, ata janë marrë në pyetje edhe nga 9 orë pa ndërprerje. Po ashtu, dy të arrestuarve, sipas rrëfimit të tyre, u janë lidhur sytë disa herë, kur është dashur të barteshin nga një ambient në një tjetër.

Ndërkohë, ata janë kthyer në Zvicër.