Shkurt.ch

Dy kosovarë gjuhen mes vete me armë, nuk ka të plagosur

Në një konflikt në mes dy personave që ka ndodhur pasditen e të premtes në Aedermannsdorf të Kantonit Solothurn janë shkëmbyer edhe një numër të shtënash nga armët. Zënka në arealin  e një firme të riciklimit ka ndodhur në mes të dy kosovarëve, njëri 33 dhe tjetri 39 vjeçar, njofton nzz.ch. Për fat të mirë nuk ka pasur të plagosur, ndërsa të dy personat që kanë qëlluar me armë janë arrestuar, transmeton albinfo.ch

Policia e Kantonit të Soloturnit është duke zhvilluar hetimet përkatëse.