Sport

Dy medalje për Zvicrën në Botërorin e skitarisë

Zvicra udhëheq me tri medalje, një të argjendtë dhe një të bronzit, derisa në vendin e dytë është Austria me dy medalje

Skitaret zvicerane kanë shkëlqyer në Kampionatin Botëror, që po mbahet pikërisht në St. Moritz të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

 

Skiatorja zvicerane, Wendy Holdener, shkëlqeu me paraqitjen e saj në superkombinim në Kampionatin Botëror. Holdener u tregua jashtëzakonisht e mirë dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:58.88 minuta, duke lënë pas për pesë të qindtat bashkëkombësen e saj Michelle Gisin. Ajo u stolis me medaljen e artë.

 

Michelle Gisin shkëlqeu dhe fitoi medaljen e argjendtë. Holdener dhe Gisin futen në histori, për herë të parë arritën medalje në Kampionatin Botëror.

 

Zvicra udhëheq me tri medalje, një të argjendtë dhe një të bronzit, derisa në vendin e dytë është Austria me dy medalje.