Zhvillim

Dy pjesëtarë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin Mbretëror në Cranwell

Nëntoger Rilind Idrizi, gjithashtu, fitoi çmimin si studenti më i mirë ndërkombëtar me performancë të jashtëzakonshme

Rilind Idrizi dhe Feti Pronaj, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,  diplomuan në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell.

Ata janë oficerët e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që diplomuan në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Britanisë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Nëntoger Rilind Idrizi, gjithashtu, fitoi çmimin si studenti më i mirë ndërkombëtar me performancë të jashtëzakonshme në fushën e studimeve ushtarake, akademike dhe praktike.