Integrimi

Dy shqiptarë kandidojnë për CVP-në në Asamblenë e Vilit

Kandidatët janë: Suzana Munishi dhe Prend Berisha. Ky i fundit është i njohur edhe për kandidimet e mëparshme në nivel kantoni dhe shteti

Partia Popullore  e Krishterë (CVP/PDC) për qytetin Wil të Kantonit St. Gallen ka publikuar kandidatët e vet për zgjedhjet për Asamblenë e qytetit, të cilat mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Në rrethana të vështirësuara, pasi që asambleja është zvogëluar, nga 45 anëtarë sa kishte tash do t`i ketë 40 sish, CVP ka nominuar 20 kandidatë, prej tyre 5 gra. Ajo synon që t`i zë së paku 10 vende ndërsa i synon 12 deri 13, shkruan infowil.ch.

Në mesin e këtyre 20 kandidatëve janë edhe 2 shqiptarë. Fjala është për Prend Berishën, një politikan i ri, nëpunës me profesion dhe Suzana Munishin, amvise dhe asistente dentale, transmeton albinfo.ch.  Berisha është i njohur pasi që më parë ka kandiduar edhe për një eved në Parlamentin Nacional dhe në atë kantonal, ndërsa Suzana Munishi deri tash nuk ka qenë e njohur për angazhime politike.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/dy-shqiptare-kandidojne-per-cvp-ne-ne-asamblene-e-vilit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.