E-Diaspora

Dy shqiptarë të vdekur nga shembja e urës në Itali

Kjo ambasadë njofton se Marjus Djerri dhe Edi Bokrina janë dy të rinjtë mes 37 viktimave të tragjedisë

Ambasada e Shqipërisë  në Itali ka konfirmuar vdekjen e dy të rinjve shqiptarë në Gjenovë të Italisë pas shembjes së urës Morandi.

Kjo ambasadë njofton se Marjus Djerri dhe Edi Bokrina janë dy të rinjtë mes 37 viktimave të tragjedisë.

“Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rëndë për  humbjen tragjike të jetëve të dy të rinjve shqiptarë Marjus Djerri dhe Edi Bokrina në aksidentin tragjik në urën Morandi në Genova. Duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve të  viktimave ambasada është në dispozicion të të afërmeve për të gjithë asistencën e nevojshme”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade, përcjell albinfo.ch.

Rrëzimi i një ure mbi 100 metra të lartë në Gjenova në Itali shkaktoi rreth 35 viktima një ditë më parë.

Shumë prej tyre po udhëtonin mbi urë kur ndodhi shembja, ndërsa të tjerë u zunë poshtë saj, pasi ka dhjetëra ndërtime.

Shkatërrimi është kolosal, ndërsa ende në vend vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit edhe gjatë ditës së sotme.