Shqipëria

Dy të arrestuar në Berat e Kurbin për narkotik

Dy persona janë arrestuar nga policia në Berat dhe në Kurbin, pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Një 19-vjeçar është arrestuar në flagrancë, gjatë kontrollit fizik, ku iu gjetën 4 doza lëndë e dyshuar narkotike, kokainë, të cilat i mbante për t’i shitur, përcjell albinfo.ch.

“Vepra penale në ngarkim të tij ”Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa Ilir Leka, 43-vjeç, nga Berati, u arrestua pasi gjatë kontrollit që u ushtrua nga shërbimet e policisë në automjetin e tij dhe kontrollit fizik iu gjetën dy doza lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë.