Shqipëria

Dy të lënduar në një aksident të rëndë në Sarandë

Dy persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, në një aksident të shtunën mbrëma në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Turizëm-Kanali i Cukës, ku automjeti në të cilin udhëtonin shtetasit A.K. dhe M.G. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një ndërtesë, përcjell albinfo.ch.

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar shoferi dhe një pasagjer. Drejtuesi i mjetit është bllokuar në makinë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për nxjerrjen e tij.

Si pasojë ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.