Shqipëria

Dy të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në Tiranë

Dy persona janë lënduar nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur në një dyqan në rrugën “Qamil Guranjaku” në Tiranë në afërsi të Institutit të Higjienës.

Nga të dhënat paraprake mësohet për dy të lënduar, mes të cilëve edhe personi që punonte në këtë dyqan, përcjell albinfo.ch.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe forcat antieksploziv për të hetuar ngjarjen.

Detaje tjera për momentin nuk janë dhënë.