Shqipëria

Dy të vdekur në një aksident trafiku te Mali i Robit

Dy familjarë, nusja dhe vjehrri kanë mbetur të vdekur, ndërsa një fëmijë 8-vjeç i lënduar është dërguar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Dy persona kanë vdekur dhe një fëmijë është lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Malit të Robit. Dyshohet se një makinë ka goditur disa këmbësorë skaj rrugës.

Dy familjarë, nusja dhe vjehrri kanë mbetur të vdekur, ndërsa një fëmijë 8-vjeç i lënduar është dërguar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.  “Rreth orës 07:40, tek Mali i Robit, në afërsi të Kavajës, ka ndodhur një aksident me pasoja vdekjeprurëse.

Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar për vdekje 2 shtetas, vjehrrin dhe nusen. Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F, 8-vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.