E-Diaspora

Dy vëllezërit kosovarë merrnin nga 4000 franga për provimin e autoshkollës

Çmimi i tyre për të kaluar provimin “me garanci” provimin ishte i lartë. Një portugez kishte paguar për këtë shërbim hiç më pak se 4000 franga

Dy kosovarë të rinj, vëllezër mes vete, gjatë vitit 2015 kanë rënë në sy se kishin bërë “para të madhe”. Ata nuk kishin fituar në loto por kishin hyrë në provimin teorik të “autoshkollës” për shumë kandidatë me prejardhje të huaj, shkruan 20minutes.ch. Çmimi i tyre për të kaluar provimin “me garanci” provimin ishte i lartë. Për të pasur idenë rreth kësaj shume shërben shembulli i një portugezi: ai kishte paguar hiç më pak se 4000 franga, përcjell albinfo.ch! Dhe assesi nuk kishte qenë i vetëm që e kishte bërë këtë

Por, fitimeve të dy vëllezërve u ka ardhur fundi pasi që ata kanë marrë të premten dënimin nga një gjykatë e Lozanës. Hetimet kanë sjellë në konstatimin se dy vëllezërit kishin hyrë në provime në datat për të cilat në Zyrën për trafikun rrugor provimet mbahen pa caktim të mëhershëm termini. Ata, thjesht, i kishin marrë me vete ftesat e falsifikuara me emrat e kandidatëve realë, transmeton albinfo.ch. Por, zyra e përmendur e ka kuptuar mashtrimin dhe ka alarmuar policinë.

Gjykata u ka shqiptuar d vëllezërve një dënim me kusht me para, gjegjësisht me nga 60 njësi ditore. Veç kësaj, ata duhet të mbulojnë shpenzimet, rreth 6600 franga, për përgjimet e telefonave që ua ka bërë policia.