Futboll

Dy vëllezërit shqiptarë që e mishëruan ekipin e futbollit FC Biel

Në momentin që FC Bieli kërkoi ndihmë, Labinot dhe Kastriot Sheholli nuk menduan dy herë. Ishte vera e vitit 2016, ndërsa ekipi i FC Bielit po përjetonte fazën më të vështirë të historisë së tij

Klubi tradicional kohët e fundit kishte paralajmëruar falimentim në Ligën e dytë zvicerane, pas problemeve me kryetarin Carlo Häfeli.

FC Biel ka një stadium modern, “Tissot-Arena”, i cili është i ndërtuar në zonën industriale në Bözingenfeld. Për ate që ata që janë përgjegjës, të mos humbasin baraspeshën e tyre. Por, klubi nuk kishte pothuajse asnjë burim financiar. Dhe mbi të gjitha: nuk kishte lojtarë, përcjell albinfo.ch.

Pra, trajneri Kurt Baumann dhe drejtori sportiv Arturo Albanese e paramenduan rifillimin në ligën e dytë rajonale me lojtarë që janë të rrënjosur në rajon dhe kanë një të kaluar në klub. Ata që nuk duhej të bindeshin me para, për një ndryshim.

Kur u pyetën se çfarë do të merrnin në Biel, vëllezërit Sheholli filluan numërimin për “infrastrukturë moderne”, “stadium të bukur”, “bar të mirë” dhe “super humor”. Ata buzëqeshën për shkak të përgjigjes së tyre të “mjerueshme”.

Natyrisht se edhe ata marrin para. “Por shumica si ne mund të fitonin shumë më shumë nga klubet e tjera”, thotë Labinoti 30-vjeçar. “Është një çështje e zemrës”, thotë vëllai i tij, dy vite më i vogël.

Shumica nga lojtarët që atëbotë kaluan tek FC Biel dhe para pak kohësh bën inkuadrimin në rang më të lartë për herë të dytë rresht, janë ende këtu. Më shumë se gjysma e skuadrës vjen nga rrethina. “Ne nuk kemi nevojë të organizojmë ngjarje ekipore, ashtu se ashtu jemi shumë aktivë, njëri-tjetrin e njohim që nga shkolla”, thotë Kastrioti. Është kundërmodel i Häfelit. Ish presidenti kishte ngarkuar skuadrën me shtesa gjithnjë e më të reja. Derisa filluan të dalin fluska. “Përzierja është e drejtë, edhe kohezioni. Aq sa është e mundur”, thotë Labinoti, kapiten dhe asistent trajner. Ai beson se ekipi mund të mbijetojë edhe në Ligën e Promovimit.

Në ligën e parë, ekipi e ka filluar me dy fitore, qëllimi i sezonit nuk parashikohet, por kërkohet një vend diku nga mesi. Udhëheqja e re është me këmbë në tokë, ekipi mjaft ambicioz. “Çdo herë që zbresim në fushë, duam të fitojmë”, thotë Kastriot Sheholli, transmeton albinfo.ch.

Kjo nuk do të jetë ndryshe edhe të shtunën në Kupën zvicerane kundër kampionit YB. Labinot rrëfen për vitin 2011, kur ai ishte në fushë dhe kur në mënyrë senzacionale u eliminua FC Baseli në çerekfinale të Kupës.

Kështu është me vëllezërit, në vazhdimësi dhe me radhë. Të dy janë një ekip i përsosur, njëri plotëson tjetrin dhe anasjelltas.

Vëllezërit dhe prindërit e tyre jetojnë në një shtëpi familjare në komunën fqinje të Safnernit, ndërsa prindërit janë të vendosur në apartamentin në katin përdhes, ndërsa Labinoti dhe Kastrioti një kat më lart. Kohezioni në familje është i madh, babai dhe nëna, si dhe tri motrat më të mëdha pothuajse në çdo lojë si vendas janë të pranishme në stadium.

Megjithatë, prindërit do të humbasin ndeshjen e Kupës kundër YB (kjo ndeshje u zhvillua gjatë përshtatjes së artikullit dhe e fitoi YB pas një loje dramatike në vazhdime, pasi rezultati në kohën e rregullt kishte përfunduar 2:2, ndërsa në minutën e fundit, vendasit pranojnë golin vendimtar për rezultat 2:3 – V.R.). Ata i kishin rezervuar pushimet që para shorit. “Babai im është tronditur”, thotë Labinot Sheholli. Tissot Arena të shtunën mund t`i ketë 5.500 spektatorë për herë të parë ndonjëherë në një lojë të FC Bielit.

Shehollët u rritën në qendër të qytetit Biel. Babai kishte ardhur nga Kosova në vitin 1993 dhe dy vite më vonë ai e mori familjen. Futbolli dhe jeta në FC Biel shërbyen si një përshpejtues i integrimit. Sot, Labinoti punon në Sekretariatin shtetëror për migracion, në Departamentin e menaxhimit të dëgjimit, i cili organizon termine për azilkërkuesit.

Vëllezërit shumë shpejt u kyçën në ekipet më të reja të FC Biel. Labinoti debutoi me 16 vite në Ligën e parë, më vonë u zhvendos në FC Zurich, në vitin 2007 u angazhua për FC St. Gallen shtatë minuta në Super Ligën zvicerane. Për Biel dhe Aarau ai luajti për vite me radhë në Ligën e dytë më të lartë. Ndërkohë, vëllai i tij ka luajtur 19 ndeshje në Ligën e Dytë. “Edhe pse ai ka më shumë talent se unë”, thotë Labinot Sheholli për “Berner Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.

Kastrioti u përplas me vite të tëra me ankesa shëndetësore. “Doja, por trupi im nuk më lejonte”, thotë ai. Në vitin 2013 hoqi dorë, varrosi shpresat e një karriere profesionale, ishte i raskapitur. Ai ndryshoi dietën, që atëherë ai është pa simptoma. Sot, Kastriot Sheholli studion sportin në Magglingen.