Shkurt.ch

Dy zviceranët, rekord botëror në fluturimin me balona me gaz

Për 59 orë e 35 minuta fluturim, ata kanë kaluar 3666 kilometra

Dy pilotët zviceranë të balonës me gaz, Lauren Sciboz dhe Nicolas Tieche nga Friburgu, kanë thyer rekordin botëror për distancën më të gjatë të kaluar në ajër. Për 59 orë e 35 minuta fluturim, ata kanë kaluar 3666 kilometra, shkruan sda.ch.

Rekordi të cilin ata e kanë thyer, ka qenë distanca ajrore prej 3400 kilometrash, që ishte shënuar në vitin 2005.

Dy zviceranët janë nisur të dielën në Albuquerque të shtetit amerikan Newmexiko ndërsa kanë aterruar të martën në rrethinën e Labrador City-t të provincës kanadeze Neufundland.