Sport

Dyshja e ëndrrave luajnë së bashku

Roger Federer e Rafael Nadal kanë luajtur për herë të parë në karrierën e tyre së bashku në lojën dyshe, në turneun e “Laver Cup”

Dy tenistët e famshëm botëror Roger Federer e Rafael Nadal kanë luajtur për herë të parë në karrierën e tyre së bashku në lojën dyshe, në turneun e “Laver Cup”, shkruan albinfo.ch.

Në këtë turne tenistët më të mirë nga Evropa përballen me tenistët më të mirë nga e gjithë bota. Federer dhe Nadal së bashkua kanë fituar 35 Grand Sleme dhe 167 turne.

Dyshja Federer/Nadal fitoi 2:1 ndaj dyshes amerikane Sam Querrey/Jack Sock (6:4, 1:6, 10:5), në një përballje që dhuroi spektakël.

Një ndeshje që zgjati 81 minuta, aq sa duroi ky spektakël i dhuruar nga dy tenistët më të mirë në botë, që edhe aktualisht mbajnë venet 1 e 2 në botë.