Sport

Dyshja shqiptare po shkëlqen në Zvicër

Për Alioskin ky ishte goli i 15 në kampionat, ndërkohë që për Armando Sadikun, ishte goli numër 7. Sadiku erdhi në janar nga Zurichu

Armando Sadiku dhe Egzon Alioski nuk kanë të ndalur në Superligën zvicerane, ku kanë shënuar sërish, shkruan albinfo.ch.

 

Kjo dyshe i ka dhënë shpresa Luganos për një vend në garat evropiane. Lugano ka fituar si mysafir i Young Boys, duke fituar 2:1.

 

Futbollisti shqiptar, i cili luan për Maqedoninë, Alioski ishte ai që realizoi golin e parë, duke dërguar topin në fundin e rrjetës pas një asistimi nga ana e Armando Sadikut, me këtë të fundit që dyfishoi rezultatin në minutën e 54-t, pas një kundërsulmi të shpejtë.

 

Për Alioskin ky ishte goli i 15 në kampionat, ndërkohë që për Armando Sadikun, numri i rrjetave personale shkon në 7.

 

Fitorja e mban Luganon në vendin pestë në kuotën e 40 pikëve. Skuadra e Paolo Tramezzanit mban ende gjallë shpresat për një vend në Ligën e Evropës, pasi vendi i katërt është vetëm 3 pikë larg.

 

http://www.dailymotion.com/video/x5jfgp9_egzijan-alioski-goal-hd-young-boys-0-1-lugano-23-04-2017-720p_sport

 

http://www.dailymotion.com/video/x5jflbi_armando-sadiku-goal-hd-bsc-young-boys-0-2-fc-lugano-23-04-2017_sport