Futboll

E ardhmja e Hysajt te Napoli varet nga e ardhmja e trajnerit

E ardhmja e mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj te Napoli në Serie A varet edhe nga e ardhmja e trajnerit Maurizio Sarri.

Kështu ka bërë të ditur agjenti i futbollistit, Mario Giuffredi, që për “Radio CRC” ka thënë se Hysaj aktualisht është i përqendruar vetëm në garën për titull.

“Merkatoja e ardhshme e Napolit do të varet më së shumti nga qëndrimi ose jo i Maurizio Sarrit në pankinë. Tani për tani nuk është koha e duhur për të menduar për verën e ardhshme, pasi të gjithë te Napoli janë të fokusuar vetëm te fitorja e titullit kampion”, është shprehur agjenti Giuffredi, transmeton Top-Channel.

Pas 23 ndeshjeve në ligë, Napoli është lider me 60 pikë, një më shumë se Juventusi.