Sport

E ardhmja e paqartë për Behramin

Për Behramin flitej se do të largohej sigurt nga Watford, megjithatë ai mund të qëndrojë, dhe kjo varësisht se kush do të jetë trajner i ardhshëm i skuadrës angleze

 

E ardhmja është e paqartë për mesfushorin shqiptar, Valon Behrami. “Hertfordshiremercury.co.uk”, ka bërë një përmbledhje me futbollistët e Watfordit dhe të ardhmen e tyre, përcjell albinfo.ch.

 

Për Behramin flitej se do të largohej sigurt nga Watford, megjithatë ai mund të qëndrojë, dhe kjo varësisht se kush do të jetë trajner i ardhshëm i skuadrës angleze.

 

Walter Mazzarri është larguar, dhe ende nuk është caktuar se kush do të zëvendësojë atë për edicionin e ardhshëm.

 

Mazzarri dhe Behrami kanë qenë të lidhur ngushtë, dhe e ardhmja e mesfushorit shqiptar varet se kush do të jetë i ardhshëm i Watfordit. Sioni dhe Udinese kanë shfaqur interes për Behramin.