E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 23:34
Subscribe to Syndicate
download

Berna autorizon manifestimin islamik

18.09.2012 - 10:39

Mediat zvicerane kanë shënuar mëngjesin e të martës me një serë titujsh alarmues, ku pohohet se edhe Zvicra po bëhet vend ku kundërshtarët e SHBA-së po veprojnë. E përditshmja “Le Matin” thotë se Zvicra është në prag për t’u bërë një fuqi baruti. Pas Parisit, Londrës dhe Anversi-it, manifestimi i ardhshëm për të shprehur zemërimin në Evropë kundër filmit amerikan që ndezi botën arabo-myslimane do të mbahet të shtunën edhe në Bernë.

"Për Pejgamberin tonë Muhamet dhe mbrojtjen e ndjenjave fetare", shkruhet në fletushkën zyrtare të manifestimit, të cilën e kanë vulosur Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës (KQIZ) si dhe dy organizata të tjera myslimane. "Unë nuk jam pjesë e komitetit organizues", paralajmëron menjëherë Nicolas Blancho, president i KQIZ-së, "por unë mendoj se kjo është një arsye emirë".

I pyetur nga “Le Matin” nëse mund të arsyetohen apo të sakrifikohen viktimat e këtyre ngjarjeve, të cilat janë në rritje çdo ditë që nga sulmi i ambasadës së SHBA-së në Bengazi të martën e kaluar për një arsye të mirë, Nicholas Blancho tha: "Jo, kjo ishte një rrugë e keqe për të shprehur zemërimin. KQIZ-ja ka dënuar dhunën gjithmonë. Por ne duhet të kuptojmë se ky lloj i propagandës islamofobe prek ndjenjat fetare të myslimanëve".

Edhe pse Nichola Blancho thotë se flet në emër të myslimanëve në Zvicër, ai prapëseprapë nuk është i mbështetur nga shoqatat kryesore islame të vendit. "Ne kemi nevojë për dialog, e jo për protesta", thotë iraniania Farhad Afshar, presidente për Koordinimin e Organizatave Islame në Zvicër. Ndërsa kolegu i saj i Federatës së Organizatave Islame (HERE), Hisham Maizar, tashmë ka shprehur publikisht distancimin e tij me këtë eveniment.

Lexoni gjithashtu:

Reklamë

Reklamë

Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 8 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 22:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 23:30

Cyrih

Broken clouds
  • 8 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 22:50

Shkup

Broken clouds
  • 17 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 23:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj