E shtunë, 25 Maj, 2013 - 14:51
Subscribe to Syndicate
download

Besimtarët nisen nga Zvicra për në haxh më 10 dhe 12 tetor 

09.10.2012 - 12:14
4990 deri 5300 franga ka kushtuar haxhi i sivjetmë për besimtarët myslimanë nga Zvicra

Qindra besimtarë shqiptarë nga Zvicra do të nisen të mërkurën dhe të premten, në dy grupe, nga aeroporti i Cyrihut për në vendet e shenjta, për të kryer ritualin e pelegrinazhit, të cilin e kanë obligim fetar.

Organizatorët e haxhit nga Zvicra kanë bërë të ditur se me kohë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e duhura, si regjistrimi i besimtarëve për haxh, janë marrë vizat, është bërë vaksinimi, si dhe janë kryer të gjitha procedurat në Arabinë Saudite, akomodimi, transporti, etj.

Imami Bekim Alimi, i cili kryeson një grup prej besimtarëve në vendet e shenjta në organizim të organizatës „Shqiptari“ në Cyrih , tha se kanë mbledhur 350 besimtarë nga e tërë Zvicra për t’i dërguar në Mekë dhe në Medinë. 

220 prej tyre janë shqiptarë.

„Një grup besimtarësh nga Zvicra do të udhëtojnë të mërkurën pasdite nga Cyrihu nëpërmjet Amanit drejt Medinës, ku do të qëndrojnë 8 ditë, ndërsa 13 të tjerë në Mekë“, tha për albinfo.ch imami Bekim Alimi.

Organizatorët kanë siguruar këtë vit audio materiale mësimore mp3, si udhëzues për besimtarët për të lehtësuar kryerjen e ritualeve fetare në Mekë.

Kryerja e ritualeve do të bëhet në mënyrë të organizuar me flamurin e bardhë me hënë të gjelbër.

Imami Alimi ka arsyetuar flamurin me hënë të gjelbër të grupit të shqiptarëve nga Zvicra në Mekë që të mos përzihen me grupin e besimtarëve nga Kosova dhe Shqipëria.

4900 deri 5300 franga, haxhi për vitin 2012

.

Sipas organizatorëve nga organizata „Shqiptari“, 5300 franga ka kushtuar haxhi për vitin 2012. 

Në të janë përfshirë udhëtimi me aeroplan, 13 ditë në Mekë, 8 ditë në Medinë, transferimi, ushqimi brenda hotelit me byfe të hapur dhe sigurimi shëndetësor. 

Imami Alimi arsyeton shtrenjtimin e udhëtimit për në Mekë me kushtet e akomodimit që, sipas tij, për çdo vit po bëhen më të mira.  

Hoteli „Aelshohada“ është me 5 yje, ku do të akomodohen besimtarët nga Zvicra në afërsi të Mekës.

Këtë vit organizatorët kanë siguruar edhe numra telefoni në Arabinë Saudite për të gjithë besimtarët.

Por nuk është vetëm ky grup besimtarësh shqiptarë që ua ka mësyrë vendeve të shenjta nga Zvicra. 

Sivjet nga Zvicra, në organizim të Bashkësisë Shqiptare Islame në Zvicër, e cila  udhëhiqet nga imami Musfatë Mehmeti, do të udhëtojnë edhe 200 besimtarë të tjerë.  

Grupi prej 200 besimtarëve që e përbëjnë gjysma shqiptarë dhe gjysma të nacionaliteteve të tjera, do të niset për në Mekë të premten pasdite nga aeroporti i Cyrihut në drejtim të Medinës, ku do të qëndrojnë 8 ditë, ndërsa 13 ditë të tjera në Mekë.

Imami Mustafë Mehmeti tha të ketë siguruar hotele me standarde të larta, me byfe të hapur, në Medinë, 100 metra përballë xhamisë së Pejgamerit, ndërsa në Mekë 500 metra në afërsi të Qebes.

„4990 franga ka kushtuar më së liri haxhi i sivjetmë në organizim të Bashkësisë Shqiptare Islame në Zvicër“, ka thënë hoxhë Mehmeti.

„Haxhi 2012 organizohet në kuadër të Bashkësisë Shqiptare Islame, por nuk është ndonjë organizim privat dhe ka transparencë të plotë“, tha imami Mustafë Mehmeti.

Ai ka thënë se ka grupe të vogla, të cilat i blejnë vizat nga Bashkësia Islame e Maqedonisë dhe udhëtojnë nga Zvicra me iniciativa private.

Sido që të jetë, për 14 shekuj miliarda myslimanë, burra dhe gra, nga të katër anët e botës, kanë kryer haxhin në Mekë, vendlindjen e Islamit. Duke kryer këtë detyrim, ata përmbushin një nga pesë shtyllat e Islamit, ose obligimet kryesore të një besimtari mysliman.

Reklamë

Reklamë

Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 13:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 14:30

Cyrih

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 11:50

Shkup

Broken clouds
  • 19 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 12:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj