A janë me Blanchon 42% të besimtarëve shqiptarë?!

© albinfo.ch
Gjatë javëve të kaluara, lexuesit e albinfo.ch kanë mundur që në sondazhin tonë të rregullt t`i përgjigjen pyetjes në vijim: A e mbështetni iniciativën e televizionit për myslimanë te Nicholas Blancho? Kjo pyetje ka pasur si pretekst një raportim të medieve zvicerane lidhur me iniciativën e Këshillit Qendror Islam për të themeluar një televizion që do të transmetojë përmbajtje islamike. Në mesin e disa gjuhëve në të cilat qe paraparë transmetimi, ishte edhe gjuha shqipe. Arsye e mjaftueshme kjo për ta trajtuar si temë.
Por, shikuar nga rezultatet përfundimtare, duket se ky sondazh ka mobilizuar më shumë lexues se zakonisht. Mbi 1100 veta kanë klikuar për të dhënë mendimin e tyre. Dhe, ajo që në fillim dukej si një “fitore e lehtë” e kundërshtarëve të televizionit për myslimanët, doli dyluftim relativisht i ngushtë në mes tyre dhe përkrahësve të televizionit të përmendur.

© Sondazh i realizuar nga albinfo.ch
“Rezultati” në fund është: 50% kundër televizionit për myslimanë, 42% pro dhe 8% pa mendim. Të përkujtojmë, bëhet fjalë për një iniciativë të Nicola Blancho-s, zviceranit të konvertuar në islam, një përfaqësuesi mjaft të ekspozuar të asaj që njihet si islamizëm radikal në Zvicër!
“Nomen est Omen” do të thoshin latinët... Prandaj rreshtimi me një përqindje relativisht të lartë mbrapa një eksponenti të tillë, nuk mund të shihet si fare normal. Sepse imamët shqiptarë në Zvicër, si transmetues të rrymës së matur, tradicionale, të islamit ndër shqiptarët, kanë theksuar shumë herë se nuk i japin mbështetje “blanko”, Nicola Blancho-s me kompani. Këtë e lë të nënkuptohet edhe kryetari i Unionit të posathemeluar të imamëve shqiptarë në Zvicër, në intervistën e tij për albinfo.ch.
E, nëse 42 për qind të shqiptarëve myslimanë në Zvicër mbështesin një rrymë kundër të cilës deklarohen prijësit e tyre të supozuar shpirtërorë, po del se diçka nuk është në rregull këtu. Me imamët ose me xhematin e tyre!
Për brezin e shqiptarëve, të ardhur në Zvicër me shumicë rreth viteve të nëntëdhjeta, një rezultat i tillë sigurisht është befasues. Ata janë formuar në një frymë që mund të quhet pak a shumë iluministe, ku feja ka luajtur vetëm një rol anësor. Si të tillë, ata nuk janë mësuar me shpërfaqjen e fesë në hapësira publike dhe vazhdojnë të jenë larg identifikimit me fenë, pasi që për identitet parësor konsiderojnë përkatësinë etnike.
Por, ajo që atyre u ik shpesh nga vëmendja, është orientimi fetar që merr brezi i dytë, fëmijët e tyre. Duke u ndjerë në një mënyrë të papranuar nga shoqëria zvicerane, mjaft nga këta të rinj, provojnë të gjejnë “rrënjët” e tyre. Dhe, ata në këtë rrugë kërkimi të vetvetes, e gjejnë më “cool” një metodë predikimi të fesë që prek ekstremet, që polarizon.
Në këto rrethana, nuk duhej të na befasonte orientimi ala-Blancho i një numri të tyre. Siç e tregon për shembull, pjesëmarrja e konsiderueshme e të rinjve shqiptarë në një kongres të organizuar para një viti në Biel-Bienne. ”Qindra shqiptarë të rinj, me “gell” në flokë, dëgjonin predikimet e eksponentëve të Këshillit Qendror Islam”, kishin shkruar gazetat zvicerane. Kjo ndodhte në një kohë kur imamët dhe mjaft besimtarë tradicionalë të anketuar nga albinfo, kishin kundërshtuar këtë kongres ose e kishin shikuar atë me indiferencë...
Kështu, i kthehemi edhe njëherë sondazhit tonë mbi televizionin islamik të Blanchos. Ajo që mund të merret si e drejtë e nënkuptueshme e një komuniteti në Zvicrën demokratike, sikur televizioni për myslimanët, merr ngarkesë emocionale negative, kur përfaqësohet nga eksponentë ekstremistë si Blancho me shokë. Prandaj, thënë troç, rreshtimi i një përqindjeje relativisht të lartë shqiptarësh mbrapa një rryme të tillë - nëse sondazhi e përfaqëson realitetin në terren - duhet të shqetësojë dikë...
Më e pakta që mund të bëhet, është nxitja e debatit lidhur me këtë temë në komunitetin e këtushëm shqiptar.
- - Sot është pushim, por për ç’arsye? (17.05.2012 - 10:54)
- - Shqiptarët, mesazhe paqeje dhe dashurie në Festën e Pashkëve (09.04.2012 - 18:37)
- - Orari i meshëve për besimtarët e krishterë shqiptarë në Zvicër (05.04.2012 - 11:25)
- - " Ne duam të lutemi dhe të varrosemi aty ku jetojmë" (21.03.2012 - 11:03)
- - Përafrohen në qëndrime (13.03.2012 - 11:33)
- - Reagon Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër (12.03.2012 - 11:17)
- - Mehmeti: Myslimanët shqiptarë nuk do të përfaqësohen më nga Blancho (07.03.2012 - 10:00)
- - Bëhen bashkë në Bashkësinë Shqiptare Islame në Zvicër (07.03.2012 - 09:55)
- - « Nicholas Blancho nuk përfaqëson myslimanët e moderuar në Zvicër » (28.02.2012 - 09:05)
- - Shtypi zviceran e vlerëson pozitivisht Unionin e imamëve shqiptarë në Zvicër (19.02.2012 - 11:18)

















































Pashe shume komente te ndryshme , deshta ta jap dhe une komentin tim.
Pashë se është e preferuar që të mesojmë gjuhën arabe se ashtu thojnë hogjallaret. Ketë ma tha dhe një Marokan qe punoj me të, une i thashë : po une i di 2 gjuhë ti po ashtu, a zoti nuk po ditëka sa ne ? Nuk mu pergjigjë, e e di që nuk do ta kemë një pergjigje. Pikërisht ky mendim është i dëmshëm për të gjithë popujt, e sidomos për ne. Thuhet mirë në kuran se kurani është dërguar për gjithe njerëzimin e jo vetëm për arabë-folsit.
Eshtë tmerre të shohish në prishtin ose edhe ne zvicër njerëz që mundohen te jetojne ashtu si jetuan para 1500 vjete.
Zoti po I dojka vetem ata qe jan me mjekrra e me pantolleshkurter,? Genjeshter. Te bemet e tij jan ato qe te ofrojne me zotin. Kush na shpetoj ne? Kush e shpetoj pejgamerin Muhamet? Katoliket pra, dhe thuhet ne kuran qe nje pjes e tyre pra njerez te librit si quhen ne kuran , do ta perjetojne gjenetin.
Nuk them qe ketu jan te gjithe engjuj, po jan shume me bamirsa se muslimanet e soti ne gjithe boten pa dallim. Me se paku qe mund te bejme eshte qe ti respektojme rregullat e ketuhit,(familjet e mira) e ata qe nuk i pelqejne, kan mundesi te shkojne ne Iran Afganistan …
Pra jam kunder nje TV Islame ne gjuhen shqipo- arabe.
Do te vij nje kohe kur te jet plotesisht shqip dhe ti faleshim zotit duke e falenderuar te gjithe pejgameret edhe Jezusin dhe Muhametin
Jezusi, që edhe kurani thotë kështu, Ai e ka vendin më të larte ndër pejgamer.
Suretu el maide, verset 152 : Ska dyshim se kush i beson zotit e beson diten e gjykimit dhe ben vepra te mira qofte prej atyre qe besuan prej jehudive, prej sabineve prej te krishterëve, per ta nuk do te ket as frig as pikellim.
Ramiz
Per te ashte qujtur Gjergj Kastrioti, Dom Anton Kqira nuk ka than se Shqiptaret jan qen ose pse sloba nuk i preu ma shum. Por ka than se keta Majmunat vehabista anti kombtar pantoll shkurter te ndyre qe ju vie era me kilometer Qelb, pse ktea nuk nai heki qafe, se do i Ndihmojsasha. Per Keso njerz si ti eshte e ndaluar te perdoren Engjujt e Kombit Shqiptar sie Gjergj Kastrioti, Ate Shtjefen Gjeqovi, Fan Nolie Gjergj Fishta, Ded Gjon Luli e shum te Tjere Keta jan Shtyllat e Kombit Shqiptar dhe te Letersis dhe Afermimit Popullit ton. Gjysherit te Tan luftuan kunder Turkut 560 Vite me radhe dh pasardhsit e tyre i qujne tas Popull-Vella-Turke..... Marre Marre Marre..... per keta analfabeta nga drenica.."Thaqi prizeren" Kjo eshte nje fyrje per Popullin Shqiptar ane e kende Botes, turku ka gjet keso politikan primitiva dhe kerkon ndryshimin e Historis se Shqiptarve dhe qka bejne keta njeher pergjigjje Pozitive Po....... I mjeri ky popull se kan e si Prirse Politik...... bishat nga drenica.....
E more te mjer po a e dini ju se deri ne fund te shekullit 14 te gjith shqiptaret ishin katolik .Po na sundoi turku 500 vjet vrau masakroi shqiptaret deboi ata qe nuk u konvertuan ne musliman e ju tash mbani fen e vrasesve te paraardhesve tane.Po ket gje e bejme vetem ne shqiptaret e sa i perket kerkesave te shqiptareve per gjamia e televizione islamike ooo ZVICRA i ka fajet se(...) ket tok te shejt KRISHTERE e te civilizuar dhe mos harroni se kurr sto te mund ti arrini qellimet e juaja te erreta.Keta te mjer vijne ne ZVICER mbushin barkun se jam e bindur se prej nga kan ardh kan vuajtur edhe per buk e ketu bejne propaganden e tyre radikale mundohen me dhun me shpernda ket fe se kshtu edhe e kan marr.Jasht fundamentalistat islamik ZVICRA ESHT E KRISHTERE
Monumentet e lashta si shenje e kultures se nje pupulli duhet te ruhen dhe ruhen ne te gjithe boten vetem ne Shqiptaret pak kemi nga to sepse jemi orientuar nga monumentet e kohes se osmanlinjeve te atehershem dhe xhihadisteve te sotem.
mbirja e Xhamijave si kepurdhat pas shiut te financuara nga shtetet arabe jan me nje prapavije te erret politike dhe skan te bejne fare me religjionin dhe gjithqka qe lidhet me religjionin si pjese e kultures se nje populli.
Ne nuk jetojm ne Arabi as ne afrike megjithate jetojme ne Europe kemi nje nivel me te larte te shkollimit dhe te kultures se sa ne shtetet e arabise ku njerezit ne emer te islamit vriten sikur qente e rrugeve tek ne pa dhene kush pergjegjesi per diqka te tille .
Sa u perket Shqipetareve te Maqedonise fatkeqesisht jan verbuar nga nje terr fetare dhe cdo te keqe qe iu bejne Maqedonet e veqanerishte diteve te fundit ata knaqen duke thene allahu u ardht hakut thuaja se allahu ska pune tjeter veq te merret me punet e shqipetareve dhe arabeve sikur mos te ksihte gjallesa tjera .
skam asgje kunder religjionit le te besoj secili njeri ate qe don por jo duke shprehur urrejtje ndaj atij qe beson ndryshe , po jam kategorik kunder keqperdorimit politik te religjionit qe edhe ne kete rast eshte shum i qarte ,ndoshta do te deshirojne disa komentuas me lart qe ngadal te fusin edhe sheriatin si baze te kushtetutes se zvicres .
Ismaili
po qka ka per tu quditur po ata musliman jan edhe e duan nje televizion te islam amos po doni qe ta duan nje televizion te krishter dhe shteti zvicerran asht demokratik duhet ti lejoj qe edhe muslimanet ta ken nje televizion te vetin. sa per ata patriota qe thon feja e shqipetari shqiptaria prralla jan ato ma nuk shiten vetem enver hogja i ka shit fort. i pershendes shqipetaret e zvicrres
Islami eshte feja më e përhapur jo ne zvicer e gjermani po ne te gjith boten me tv apo pa tv na mjftojn neve xhamit sa vin e shtohen
Shiqoni sa her që ka ndonje tem reth Islamit aktivizoven ´´PSEUDOPATRIOTAT´´ Dhe me temen feja shqiptarit`` Shqiptarija´´ runa Zo
e kush te krishtert zakonisht me do pseudonime nuk kan besim as ne vete se jo ma larg kur nuk i perdorin emrat e tyre e le ma mbiemrin pse kan frik ballafaqimi .Dhe marin disa shembuj jo arabt jo turqit jan te mbrapambetur na lan edhe neve mbrapa po Let na bindin se feja e tyre osht perparimtare jo dhunuse as nuk dhunojn fmi as femra nuk vrajn e nuk grijn nuk i përdhunojn as te gjalët e besa as te vdekurit .Po e tregoj vetm nje fakt se gjat luftrav te cillat u ben ne emer të ISLAMIT ishin diku 5018
viktima duke përfshit edhe Sahabet e asaj kohe dhe ISLAMI erdhi ne Spanjen e sodit .ndersa ne luften e par dhe te dyt me miljona tani ne boten arabe prap e kalon shifren e miljonav more vlla nuk jan Muslimanet agresori po jan viktima .Po ne fund kam dhe një pytje mos valla keni ndegjuar për ndoje Imam te ndonjë gjamije ku do qoft ne bot që ësht konvertuar ne të krishter po e zëm ka pas ndikim ndonje tv apo shtypi ose rrethi ku banon jo Vallahi nuk do te gjeni ,e n´dërsa priftrinj sa te doni Inshallah rritet numri gjdo dit e më shum .
Respekt M.Mehmeti
Shiqo ti hoxhë, se në bazë të shkrimit që bënë në këtë tekstë duket se nuk e zoton gjuhën shqipe sa duhet...
me siguri nuk je shqiptar por po bënë propagandë pro arabe..., a thua sa të paguajn dhe çka përfiton!?
Sa te marr qe jeni edhe ti qenuk rrespekton mendimin elire--sa tekan paguar ty qe po akuzon ?!!!!!
Qeshu serbi,qeshu...
Me vjen keq qe akoma qéndroni te verbuar nèn kthetrat e prapambeturis sè imponuar,pérse kerkoni parajsen n,perendim,kur atè e keni t,siguruar nga iluzionet...sikur ne t,gjith t`kishim njé mendim me Gjergjin s,do t,na perqeshte bota sot...
(...) ju them se qdo popull qe se do fen e vet esht i humbur. qe sa vjet vjen Tadiqi lutet ne kishen e tij dhe krenohet me veprat e ti qe vjen ne KS edhe pe percjell hashimi e pe run at shka e Hashim thaqin le tme tregon kush eka pa ne xhami nje her ke ne xhami me dyer te mbyllura qe mos te shofin gazetaret se po lutej i pa fe esht . pershendetje Besi
Jo Tadiqi nuk ishte ne kishen e vet,por ne kishen shqiptare te cilen na ua leshuem per fene e babes Sulltan.
Atdheu mbi te gjitha.
Posht extremistet fetar.
Religioni Shqiptar osht Shqiptaria.
Dhe besoj se lexuesit pak intelektual edin kush jan kon
Patriotet e Historis Shqiptare.
"Avni Rrustemi nga Parisi"
Kadri Ismajli
Mos politizoni?!!
Lejoni njerzit te besojn aty ku duan..Merni shembull se si ruhen Tempujt Fetar ne Zvicerr Kishat..
Pse po plitizoni ..une jam per Tv Fetar, ata qe thiren se po qe seje besimtar Islam je Jocivilizues ata sdin cka don te thot Civilizimi flm shum Kadri Ismajli
Tempuj dhe kishat e zvicëranve i trashigojn nga gjyshëritnjët dhe katragjyshrit e tyre, e çka trashigum na, fenë (...) dhe xhamiat e arabëve dhe turqëve të cilat e kan çoroditur popullin shqiptar dhe e kan lënë shumë pas kombeve përparimtare evropiane , sidomos në mas të madhe në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe në R. e Kosovës.
Po kur do të mbushemi mënd ne shqipëtarët ! Vet fakti që Sërbisë gjithmon i ka shkuar për shtati ,dhe bile na ka ndihmuar në këtë qështje (predikimin e fesë islame).Gjer kur do të qojmë ujë në mulli të huaj. Serbëve ,Maqedonëve kur nuk do t`i pengonte edhe po të ndërtonim xhamija në qdo kënd anë e mbanë me minare të artë bile. Gostivari
Marre ju koft, po jeni kunder islamit....pse kunder xhamiave apo televizionit islam.....jeni duke bër përqarje te madhe.....ata pse jan zvicrran punojn me shum se shqiptaret ne ch...
ket fe qka ne e kemi sot esht falce dihet mir se otomanet naj kan dhuru me zor edhe sot dalin do vehabista edhe folin ne emer te kurnit e ju ta di une o burr pervjelu punes e mos nfol shum se prej xhamiave nuk ka sen shkojn edhe majn ligjerata kund perendimorve ne vend se te luten zotit edhe nje nuk me pelqen mos vlla zoti esht veq i muslimanve kaq shum folin me siguri jan te paguar musliman te ndershum duhet te jemi krenae nje se jem shqiptar e sa i perket fejes qdo kush ka te drejt te besoj ku te doj po nuk ka te drejt te obligoj se cila fe esht ma e mir etj rrespek jetoni
I dëshpruari shqiptar.
Të nderuar, unë vetë kam qen prezent dë disana xhami "shqiptare" në Kantonin e Cyrihut, dhe thellësisht jam bindur se në këto "institucione fetare" gati të gjithnë predikuesit fetar të fesë muslimane, propagandojn anti civilizim Evropian dhe Amerikan, kundërshtojn me forcë integrimin e shqiptarve në shtetin ku jetojn!!! dhe bëjn propagandë pro islamike ! ( në një xhami nuk dua të ia përmend emrin u dënua edhe vrasja e terroristit Bin Laden)
Prandaj e kemi këtë gjendëje kështu si është, unë si individ dhe si dashamirës i kombit tim shqiptarë, apeloj te institucionet zvicërane që të merren masat e duhura ndaj këtyre "institucioneve" sa nuk është bërrë von.
Me nderime i dëshpruari shqiptar.
(...) me nderime per te gjithe te krijuarit nga Allahu qe misionin e tyre ne kete bote e permbushin siq Ai na ka obliguar... e sa per llogari se cfar feje kam e cka besoj, o zotni skenderbeg ketu ne zvicer nuk i jepet askujt llogari...e sa per me e mbrojte zvicren prej islamizmi, ka kushtetute ky vend qe i mbron interesat e veta, e kta dijne qysh ke thane edhe ti, me punu e me e mbrojt t'drejten e besimit e t'kultit t'gjithkuj.
kaloni nje dimer sa me te mire e fleni mire se secili e ka pergjegjesine e vet e mos u brengos aq shume, o i brengosuri i shekullit per punen e shqiptarise, se ai qe eshte besimtar ai eshte atdhedashes i vertete, e ai qe s'ka besim....po kallxon vet fjala.
ps: nuk shkruej zakonisht kshtu, po u provokova nga shkrimet qe bahen...
perndryshe mund t'a lexoni Aniken, qe kam respekt per te. bravo moter e nderume.
pershendetje edhe albinfos (...) s'kini more vlla tema tjera ma t'rendsishme me u bisedu po hyni llugave e flisni per te drejten elementare te njeriut, ate per besim.
tung se ju kam marre kohe, ma bani hallall.
Gjergj Kastrioti-Scanderbeg
Ky fenomen duhet marre shtruar, pa emocione. Mos e ngaterroni Zotin me fene -jane dy gjera te ndara. Zoti eshte Njeshi. Dyshi, treshi, katershi e keshtu me radhe jemi ne qe kemi krijuar kultin per te, me shume nga frika se sa nga respekti. Njeshi na ka lene te hapur mundesin per te zgjedhur se si e ne çfare forme mund ti drejtohemi atij. Sa e si ti çmojme vlerat qe i atribuohen atij. Ata qe kane trurin me te kthjellet kane bere zgjedhjen me kohe. Duke i sherbyer vetvetes, i sherbejne Njeshit. Kurse Njeshi, eshte fjala per Zotin, i miraton veprimet e tyre. Shikoni perreth ( Ju qe jetoni ne Zvicer) dhe do te bindeni. Kush ka luksin e kesaj bote? kush jeton ne parajse/xhenet? Kopshti me lule dhe ushqime nga me te mirat (thojshin hoxhollaret perpara e po thojne hala, i gjen vetem musimani ne boten e amshueme) ekzistojne edhe ne kete bote. Vetem duhet pune, organizim e drejtesi. Zvicra, bashke me shume shtete tjera perendimore, qe iu kemi leshuar ne si rriqna, i ka arritur keto kahere.
E ku jemi ne? Po merremi ende me filozofi te thata qe i biri-dreqit nuk i bjen ne fije.
Zakonisht njerez me karakter labil, jane ata qe thuhet apo thojne qe kane gjetur rrugen e Zotit. Faktikisht, nga pervoja ime sociale, mund te them se karakteri i tyre nuk (ka) ndryshon(uar). Ka ndryshuar forma e paraqitjes. Fete, pavaresisht ciles i drejtohesh, duke te ofruar kinse ndermjetesim me Zotin, synojne faktikisht shperlarjen e trurit. Nuk lejojne forme tjeter te besimit, luftojne njera tjetren dhe ndjellin frike e urrejtje mes njerezve. Dhe hajt e te me thote mua dikush se nuk eshte keshtu?
Ne mund te jetojme mjafte mire si ateistë ne fe dhe besimtarë të devotshem ndaj Zotit! Zoti nuk kerkon nga ne me shume se te sillemi me dashuri ndaj atyre qe kane nevoje per ndihme. Te ndihmojme kur te mundemi dhe ç'eshte me e rendesishja mos te bejme keq. Fete jane krijuar per qellime politike te asaj kohe. Sot kjo filozofi e shpetimit nga ferri eshte e rrejshme per kohen dhe evolimin qe jetojme. Prandaj i ka skaduar afati...
Dhe eshte tejet ateiste e amorale per ata besimtare islame e shqiptare qe kerkojne me çdo kusht te jetone ne civilizimin perendimor ( nuk ka thi qe i kthen temas) por me norma morale te botes e civilizimit arab. Asgje kunder tyre, te sqarohemi e as ndonje lexuesi ketu mirepo nje pike yndyre, nje pike burrnie duhet megjithate te mbijetoje...
Gjergj Kastriot, qdo njeri eshte i lir qe ta zgjegj konfrsionin per veten e ti, qoft musliman, katolik apo ateist. Per mendimin tam 1000% jan ma patriota qeta Hoxhe qe jau msojn femive gjuhen arabe, sesa qifti i anton kqires qe n'a ka qujt qen, edhe i vjen keq qe nuk na ka pré slloba. Gjuha arabe osht thjesht gjuh e kuranit, eshte e preferushme me i mesu shkronjat dhe me e lexu kuranin ne gjuhen origjinale, kjo nuk do te thot aspak se duhet ta msojm atabishten per ta folur apo gjuha arabe te jet gjuh amtare. Zoti, Krijuesi, i Gjithdishmi me deshiren e vet na ka kriju ne shum kombe,raca d gjuh. Pra jemi te lumtur qe jemi shqiptar se keshtu na ka kriju Zoti. Na kemi shum probleme tjera ma te medha se kto.
Anika
Nuk e shoh aspak shqetësuese, se këtu më shumë ka marrë përparsi një televizion fetar se sa fakti se kush udhëheq këtë televizion. Ditët e sotme sot ne jemi dëshmitarë të cilët ditë - për ditë shohim ndryshime radikale në sjelljet e familjarëve, fëmijëve, vjedhje, vrasje, tradhti në dashuri apo bashkëshortësi, ngecje të pakontestueshme në moral, padituri, papunësi të shumicës prej nesh?! Jo vetëm te ne në Islam por në të gjitha religjionet hyjnore janë gjera të palejuara këto të cilat i ceka dhe ato që ndoshta as që më ka shkuar mendja të cek.
Edhe pse e di se janë radikalë dhe nuk pajtohem me ta plotsisht, por të jap religjionin tim, të vetmën dritë që më sjell lumturi në çdo hap të jetës, dhe në vend të televizonit 24 orësh ku tërë ditën ka skena pornografike, dhe shiqohen nga fëmijët prej lindjes e deri te moshat në pleqëri të thellë dhe me moral të prishur, ku shiten vetëm reklamat për të ngritur rrogat e superfirmave të rënda dhe për të shitur produktet vdekjeprurëse, më mirë do të ishte të shihja diçka qetësuese. Diçka që më sjell veten aty prej ku e kam fillimin dhe ku më duhet të kthehem herdo kurdo, atje ku është fillimi atje është mbarimi.
Mos të harroj të them se jam me rrënjë prej Maqedonisë, dhe nëse dikush sikur ky zotëriu më lart thotë diçka kundër atyre që mësojnë librin e shenjtë, kërkoj falej por këtu shihet shumë bukur nga shkrimi im se edhe shqipen e di mos të them perfekt, por mjaft mirë dhe rrjedhshëm. Por e gjithe kjo nuk më jep të drejt të mburrem dhe të injoroj religjionin tim dhe për katësinë time fetare, jam dhe mbetem tepër krenare që jam me rrënjë shqiptare, kraje në radhe të parë obligimet ndaj Krijuesit tim e pastaj vijnë të gjitha obligimet tjera, ndaj jetës, familjes, shoq¨¨erisë, vendin ku jetoj, vendin prej nga e kam prejardhjen dhe vendit ku do të shkoj - botës së përhershme. Jetoj në paqë me të gjithë që i kam rrethe meje dhe jetoj në paqë me të gjithë Universin dhe Krijuesin e saj...
mund te shikoni ne youtube .mazlom mazllomi hoxha nga prizereni ,pastaj vet vlersone se qfar predikimi bën
Mazllomi është Legjend bre.Po ti nuk paske lidhje me këtë Botë bre.
Gjergj Kastrioti-Scanderbeg,
Ky sondazh ne rrethana normale nuk do te duhej te ishte shqetesues. Sepse sondazhe te ketilla, siç e dime, mund te manipulohen lehte. Mirepo shqetesues dhe mjafte brengoses per mua eshte qendrimi ambivalent i imameve tane qe veprojne ne Zvicer. Per opinionin e gjere keta imam nuk lene shume hapesire per dyshime, kurse para xhematit te tyre ata predikojne (ekstremizmin) krejte diçka tjeter -pra para atyre qe ata i njohin dhe e dine qe ne mesin e tyre nuk ka te panjohur.
Kjo qe them une mund te vertetohet me lehtesi, sikur mediat tona te merreshin me teper me dukuri negative te shoqerise, t'i kushtonin me shume hapesire elementit hulumtues te gazetarise. Ju mund ti vezhgoni keta imam per nje kohe ne disa xhami te Zvicrës dhe do te shihni se sa jane te perkushtuar keta imam ndaj çeshtjes kombetare, integrimit apo lufitmin e islamit ekstrem. Une di raste ku ne xhami te ashtuquajtura shqiptare, femijet shqiptare mesojne arabisht, ne vend se te shkonin ne shkollen shqipe ketu. Pastaj ne te shumten e rasteve keta predikues, bashke me nje pjese te mire te xhematit shprehin simpati te hapur per grupet radikale apo terroriste arabe.
Kjo dukuri fatekeqesisht eshte shume me e theksuar tek shqiptaret e Maqedonise dhe nje pjese e mire e shqiptareve te Lugines se Presheves.
Pjesa dermuese e xhamive dhe xhematit "financohen" e vizitohen nga po keta.
Keshtu siç po shkojne gjerat, problemin e radhes komunitetit shqiptar qe jeton ne Zvicer do ta kete me radikalet shqiptare te fese islame. Mjerisht!
P.s. nese nuk verej qe ka permiresime do te rikonvertohem nga Scanderbeg ne Gjergj Kastrioti
çdo repekt për të gjithë ata që japin ose shprehin mendimet e tyre,por të u them të drejtën për ket far Skanderbegïn ose gjergj kastriotin që nuk e meriton edhe emri të i shkruhet me germa të mëdha sepse nuk ka qen imadh as sa (gj) e vogël e shtypit, e ty po të tregoj un Shqipëtari i Luginës së Preshevës se ne jemi shumë të lumtur që e njohim Krijuesin ton gjithashtu edhe vllezrit SHqipëtar nga Maqedonija por edhe të gjithë ata nga Kosova se jan shum ma shum se ne, e ty po të dhem shumë se edhe kosov pas nji gjumi disa vjeqar që e kan pas në kohën e kumomunizmit tash Elhamdulil janë zgjuar e cdo ditë e ma shumë po e praktikojn fenë etyre të vetme të pranuar te All-llahu xh.sh. e ti nëse do mundesh me u pendu e mos me u zhyt ende ma shum¨në at flliqësir si e paske ba menen me u rikonvertu, e nëse jo inshaalla ment të lan se islamin nuk je as ti e as un që e mbrojm¨por embron Allahu krijuesi i gjithësis dhe i yti e i Imi, e për fund tu kisha lut nëse je Katalik qdo respekt për fen, por ti mbylle gojën e mos fol për shqiptarët musliman se ju jeni pak e as nuk dukeni se sa jeni, por se jeni të poshtër e shumica prej jush jeni bashkpunor të shkjaut të serbis e di gjith shqiptarët e Kosovës e të Maqedonis e të Preshevës e gjith andej nga janë.
Unë në këto xhami të Kantonit të cyrihut që disa i frekuntoj nuk kam hasur ne kësij predikues qe thoni ju,kunderperendimor apo ku ta di unë. Perkundrazi ata ftojn ne toleranc,humanizem dhe ne vlerat univerzale qe i ofron vetem islami i vertet.Mos bëni propagand të tmerrshme.
Zhurjani nga cyrihu.
Unë pa rezervë përkrahë komentin e Gjergjit, duke shtuar se ky qenka mirë i informuar mbi Bashkësinë Islame të shqiptarve në Zvicërr.
Deri sa nuk e lexova komentin e tijë, mendova se ky sondazh nuk është real, dhe shqiptarët musliman në Zvicërr NUK DIJËN SE CKA BËJNË. Mirpo pasi lexova komentin, u binda në të kundërtën, e dijnë mirë se çka janë kahë bëjnë e kah shkojnë. Sidomos këta nga Ilirida dhe Kosova Lindore janë thellë në kthetrat e radikalizmit islamik, me çka ma së tepërmi ndihmojnë armiqët e kombit tonë SERBET dhe SLLAVOMAQEDONASIT, në propagandën e tyre se janë mburoja e fundit e Evropës, nga islami i shqiptarëve dhe turqëve.
Këta të mjerë gjithnji para KOMBIT qesin FEJEN, por jot të gjithë. Mirpo edhe ajo përqindje 42% paraqet rrëzik të madh për ne shqiptarët në Zvicërr. Eshtë koha, dhe momenti i fundit që të organizohemi dhe ndryshojmë diçka në këtë drejtim.
o i shkret gjergj e kryq, ti vec koke konvertu e pot pritka inshaAllah xhehennemi bre i marrumi i ketij populli mjer tna qe tkemi bashkekomas tonin ,hec fshiju mamir nga ne ndrroje edhe kombin edhe fejen bre ....
Post new comment