E djelë, 26 Maj, 2013 - 00:18
Subscribe to Syndicate
download

Notë pozitive për projektin e mësimit të islamit

14.10.2012 - 07:34
Vendimtar për vlerësimin pozitiv të mësimit të islamit në Kreuzlingen ka qenë imami Rehan Neziri, i perceptuar si figurë integruese

Një projekt i veçantë, i lejuar para dy vitesh në Kreuzlingen të kantonit Thurgau mundësonte që në shkollat fillore të këtij qyteti të zhvillohet mësimi i islamit. Projekti zgjat 3 vite dhe aktualisht imami i Xhamisë shqiptare të këtij qyteti, Rehan Neziri është duke punuar me nxënësit në vitin e tretë me radhë. 

Ai thotë se nga 102 nxënës sa janë të regjistruar me përkatësi islame, 77 e ndjekin mësimin e islamit. 

Para përmbylljes së projektit, një evaluim i bërë nga vëzhgues të jashtëm ka nxjerrë një bilanc pozitiv për të.

Në evaluim janë marrë mendimet e nxënësve, prindërve të tyre, të imamit dhe të personelit mësimor në shkollën zvicerane. Përgjigjet kanë qenë në pjesën dërmuese pozitive ndnëse janë identifikuar edhe disa pika ku puna mund të përmirësohet. 

Në të gjitha intervistat e bëra është theksuar se prindërit e nxënësve myslimanë, përmes këtij mësimi ndjehen të pranuar si të barabartë me të tjerët. Prindërit po ashtu kanë kërkesa të larta ndaj mësuesit dhe shprehen kundër secilës formë të ekstremizmit. 

Ndërkaq, përpiluesi i këtij evaluimi ka shkruar se potencial për përmirësim ka para së gjithash në sjelljen e personelit mësimdhënës zviceran ndaj projektit. "Ata të gjithë shprehen të kënaqur me projektin por në fakt nuk është se kanë treguar interesim të vërtetë për të". 

Në evaluim më tutje shkruan se vendimtar për vlerësimin pozitiv që i është bërë mësimit të islamit në Kreuzlingen ka qenë imami Rehan Neziri. Ai nga të gjithë pjesëmarrësit perceptohet si figurë e rëndësishme integruese dhe gëzon besim të madh, shkruan gazeta Thurgauer Zeitung. 

Projekti zhvillohet sipas modelit të pranuar zyrtarisht të planprogramit të landit të Bavarisë (Gjermani) thotë Neziri. Si tekst pune shërben libri "Saphir", i shpërblyer në vitin 2009 me çmimin "Best European School Book Award". 

Janë trajtuar temat si historia e islamit por edhe lidhjet dhe dallimet me krishterimin. "Mësimi zhvillohet në gjuhën gjermane. Është me rëndësi të theksojmë se Kurani nuk përdoret këtu si tekst mësimor. Ne nuk jemi shkollë e kuranit", thotë Neziri, i cili bashkë me nxënësit viziton edhe kishat e këtushme. 

Përveç qytetit dhe shkollës, mësimin e islamit e mbështesin edhe kisha katolike dhe ajo e reformuar. Financimi i projektit vjen nga tri burime: nga shoqatat islamike, nga prindërit e nxënësve dhe nga donacionet. 

Pas evaluimit që ka dalë i suksesshëm, qyteti dhe autoritetet arsimore kanë rekomanduar që projekti të vazhdojë.

Reklamë

Reklamë

Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 23:20

Prishtinë

Broken clouds, light rain
  • 11 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 23:30

Cyrih

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 23:20

Shkup

Scattered clouds
  • 13 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 00:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj