E shtunë, 18 Maj, 2013 - 23:09
Subscribe to Syndicate
download

Si të dini kur produkti kozmetik është i skaduar?

07.10.2012 - 14:34

Në shumë raste ajo që na shqetëson më shpesh është ngjyra apo tendenca estetike sesa data e skadimit të produkteve kozmetike që pushtojnë banjot apo çantat tona. Harrojmë se vërja e një kremi me datë të skaduar për disa muaj mund të shkaktojë dëme. Për t’iu shmangur surprizave të rrezikshme duhet të mësojmë se si lexohen këto etiketa.

Ashtu si çdo produkt, përmbajtja e grimit dhe e kremëve për lëkurë u nënshtrohen disa rregullave shumë të rrepta. Meqë këto produkte vihen në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën tonë dhe me fusha të ndjeshme të fytyrës sonë(duke përfshirë edhe sytë), ju duhet t’i kushtoni një vëmendje të madhe datës së skadimit të tyre.

Produktet kozmetike janë të shënuara me një ikonë të vogël që përfaqëson një kuti të vogël me kapak të hapur si dhe më një numër dhe një shkronjë të vogël "m" (për "muaj"). Treguesi “12M” kallëzon se produkti mund të ruhet për 12 muaj nga data e hapjes. Sigurisht se ne kurrë nuk mendojmë të shënojmë datën e hapjes së kremit, të kuqve për buzë, apo të furçës për qerpik. Një refleks që duhet patjetër të merrni në qoftë se ju nuk dëshironi të ballafaqoheni me ndonjë befasi të keqe.

Kohëzgjatja e konservimit të një produkti kozmetik ndryshon shumë në varësi të natyrës së tij.

Një furçë për qerpik qëndron për rreth 3-6 muaj. Vetëm gjashtë, kaq? Po, sepse ky produkt është më i brishtë. Çdo hapje sjell ajër dhe promovon rritjen e baktereve. Kur ne e dimë se furça vihet në kontakt me qerpikët, rreziku i infeksionit bëhet më i mundshëm.

E njëjta gjë vlen për pudrën e bebëzave dhe eyeliner-in, jetëgjatësia e tyre nuk i kalon 3 muaj.

Bronzuesi për fytyrë mban një qëndrueshmëri që nuk i kalon 6 muaj. Uji i përmbajtur në këtë produkt përmban formula që e bëjnë të ndjeshëm ndaj baktereve.

Produktet që kanë pak ujë janë më pak të brishtë. Kështu, ne mund të vazhdojmë të përdorim buzëkuqet dhe lapsat për një vit pa problem.

Llaku gjithashtu ka një jetëgjatësi prej rreth një viti. Më pas, cilësia e tyre ndryshon, duke u bërë e zverdhur apo e thatë.

Kështu që pudra për faqe mund të përdoret lirshëm deri në 2 vjet pas hapjes.

Në përgjithësi, preferohen formatet në tuba ose kutitë me pompë. Ndryshe nga kutitë me kapak, në të cilat e përdorni gishtin, në tuba nuk ekziston rreziku i ndotjes bakteriale, të paktën ai zvogëlohet. Një tjetër këshillë: mos harroni t’i mbyllini mirë kutitë pas përdorimit dhe t’i mbani ato në një vend as shumë të lagët dhe as shumë të nxehtë.

Reklamë

Kur Madona e ka parë Ritën javën e kaluar thuhet të jetë „fascinuar“ nga ajo dhe i ka hequr të gjitha dilemat rreth pranimit të saj në fushatë
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
albinfo.ch: Arkitekti Bujar Nrecaj në ditën e përurimit të hotelit
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 11 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 22:20

Prishtinë

Clear sky
  • 21 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 22:30

Cyrih

Clear sky
  • 15 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 22:20

Shkup

Clear sky
  • 16 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 23:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj