E premte, 24 Maj, 2013 - 17:32
Subscribe to Syndicate
download

Sqarohet Ministria e Diasporës për tekstet shkollore

10.09.2012 - 15:31
Tekstet shkollore janë nisur për nxënësit e diasporës më 29 gusht 2012

Ministria e Diasporës së Kosovës sqaron se në artikullin “Nxënësit në diasporë pa tekste shkollore”, të publikuar më 06.09.2012 në portalit albinfo.ch se për botimin e këtyre teksteve shkollore është njoftuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë në muajin korrik 2012, ndërsa librat i ka nisur për në vendet e diasporës më 29 gusht.

Librat dërgohen në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, të cilat, më pas, i shpërndajnë nëpër shkolla. Ndërkaq, në Austri librat i pranon dhe i shpërndan vetë Ministria e Arsimit e Austrisë, thonë zyrtarët e Ministrisë së Diasporës.“Këto libra MASHT-i Ministrisë së Diasporës ia ka dorëzuar më 29 gusht 2012 dhe Ministria e Diasporës po atë ditë i ka nisur në destinacionet e përmendura”, thuhet në sqarimin e Ministrisë së Diasporës.

Ministria e Diasporës thotë se dërgimi i librave është në vazhdën e prioriteteve për institucionalizimin e arsimit plotësues në mërgatë.

“Ministria e Diasporës dërgoi libra shkollorë, të botuar nga MASHT-i dhe lektyra shkollore për  nevojat e shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët tanë në diasporë”, thonë zyrtarët e kësaj ministrie.

Sipas tyre, librat dërgohen në 13 vende të Evropës, përkatësisht në vendet ku mbahet mësimi plotësues në gjuhën shqipe:     - Në Gjermani – 1000 komplete; 6.000 ekzemplarë     - Në Zvicër – 1000 komplete; 6.000 ekzemplarë     - Në Suedi, Norvegji dhe në Danimarkë – 1000 komplete; 6.000 ekzemplarë     - Në Austri – 530 komplete; 3180  ekzemplarë      - Në Mbretërinë e Bashkuar – 500 komplete; 3.000 ekzemplarë     - Në Belgjikë – 200 komplete; 1200 ekzemplarë     - Në Itali – 70 komplete; 420 ekzemplarë     - Në Finlandë – 100 komplete;  600 ekzemplarë     - Në Kroaci – 70 komplete; 420 ekzemplarë     - Në Slloveni – 50 komplete; 300 ekzemplarë dhe     - Në Francë – 50 komplete. 300 ekzemplarë           Gjithsej: 27.420 ekzemplarëNdërkaq, lektyra shkollore për 14 bibliotekat shkollore:Suedi – 13 komplete për 13 shkolla në qytetet e ndryshme; 2046  ekzemplarë;  Francë – 1 komplet për qytetin Lion;  124 ekzemplarë; Gjithsej: 2170 libra shkollorë, thuhet mes tjerash në sqarimin e Ministrisë së Diasporës, e cila ofron si dëshmi edhe faksimilet e pranimit të teksteve nga Ministria e Arsimit.

Ky sqarim është botuar si reagim i artikullit në vijim:

Reklamë

Reklamë

Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 16:50

Prishtinë

Few clouds
  • 18 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 17:30

Cyrih

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 16:50

Shkup

Scattered clouds
  • 24 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 17:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj