E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 18:34
Subscribe to Syndicate
download

Rita Ora nuk ka trashëguar talentin nga familja

13.08.2012 - 08:40

Këngëtarja e popullarizuar britanike-kosovare, Rita Ora nuk ka trashëguar me sa duket talentin nga familja. Për ketë flet fakti që ata të gjithë nuk janë muzikantë, dhe Rita ishte e vetmja e cila më herët e zbuloi pasionin e saj për muzikën. Madje, krejt në fillim ishte keqkuptuar paraqitja e 21-vjeçares nga familja.

Askush nuk besonte në vërtetë se vajza e re mund të ishte një këngëtare e famshme për ta mbështetur në aspiratat e saj për të bërë karrierë në muzikë.

Sidomos nëna e Oras nuk e kuptonte se pse vajza e saj kishte kërkuar me ngulm për të pushtuar skenën botërore.

Pa asnjë sfond muzikor në familje, Rita atëherë e kuptoi se do të paraqesë zërin e saj madhështor në mbarë botën.

Me shumë ambicie ajo kishte bindur prindërit e saj për të marrë pjesë në kor. Atëherë ata më në fund u binden se vajza e tyre ka talent të vërtetë muzikor.

“Nuk jam e sigurt se pse kam kërkuar për të kënduar si një fëmijë”, tha Rita Ora për “Contactmusic”. Familja ime nuk kanë lidhje me muzikën. Por, prindërit e mi në shtëpi janë dhënë gjithmonë pas muzikës. Nëna ime kërcente në kuzhinë me Tina Turner. Ndoshta unë kam gjetur këtë interesim të tyre. “Kur kam thënë se unë dua të jem një këngëtare më kanë përqeshur të gjithë. Nëna ime pastaj erdhi në kor, për të parë se si unë këndoj. ", tha Rita.

Këngëtarja i ka rrënjët shqiptare, dhe kur ajo kishte mbushur një vjet, prindërit e saj emigruan bashkë me të nga Kosova në Angli.

Pas kësaj doli që Rita Ora të jetë një talente e madhe e muzikës, ajo tashmë ka nënshkruar kontratën për incizimin e albumit të saj të parë me kompaninë “ROC Nation”.

Shumë shpejt, Rita Ora ka siguruar një reputacion në mesin e artistëve të njohur botëror duke përfshirë Jay Z.

Prej atëherë Rita Ora duhet t’i tregoj se me cilët artistët të njohur të muzikës është duke bashkëpunuar "Kur u ktheva nga Nju Jorku, i thash mamit tim që unë kam punuar me Jay-Z. Ajo nuk e di se kush është ky, por tani ajo ka marrë vesh se është burri i Beyonce ", tha Rita Ora.

Reklamë

Reklamë

Tipps für Personen, die Betroffene unterstützen möchten
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 17:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 17 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 18:30

Cyrih

Broken clouds, light rain
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 17:50

Shkup

Broken clouds
  • 20 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 18:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj