E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 10:11
Subscribe to Syndicate
download

10 bursa të Fondacionit për Zhvillimin e Kosovës në Zvicër

26.06.2012 - 07:16
Për vitin 2012 janë ndarë bursat për gjashtë (6) studentë që ndjekin studimet në Kosovë dhe për katër (4) sish që studiojnë në Zvicër

Në dhjetor të vitit 2010, në Bernë qe themeluar Fondacioni për Zhvillimin e Kosovës. Ishte kjo një iniciativë e një grupi afaristësh dhe aktivistësh shqiptarë të Zvicrës, e bazuar në idenë e ambasadorit të Kosovës në Bernë, Naim Malaj. Synimi i tyre ishte që fondacioni të zgjerohej edhe me individë, institucione dhe subjekte tjera.

Në mbrëmjen solemne të themelimit të fondacionit, kishin marrë pjesë – krahas përfaqësuesve të komunitetit shqiptar - edhe një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të korit diplomatik të akredituar në Bernë. Ambasadorë si ai i Japonisë, Gjermanisë etj. ishin disa nga pjesëmarrësit më eminentë, ashtu si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve të Zvicrës. Me atë rast ata patën përgëzuar nismëtarët dhe patën premtuar ndihma konkrete në mbajtjen gjallë dhe ngritjen e fondacionit.

© albinfo.ch: Nga manifestimi i themelimit të Fondacionit për Zhvillim të Kosovës

Ndërkohë, deri sot, në qershor 2012, rreth një vjet e gjysmë pas themelimit, për fondacionin nuk është dëgjuar shumë.

Një raport fianciar që këto ditë u është shpërndarë anëtarëve dhe donatorëve të Fondacionit për Zhvillim të Kosovës ofron disa të dhëna lidhur me të hyrat e të dalat si dhe punën e bërë gjatë kësaj kohe. Krerët e fondacionit përmes këtij raporti njoftojnë po ashtu se ish presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy Rey ka pranuar të bëhet anëtare nderi e Komitetit Mbështetës të fondacionit, që sipas tyre, përbën një dëshmi më shumë për besueshmërinë e këtij subjekti.

Në fazën e tanishme, duket se fondacioni është përqendruar vetëm në ndarjen e bursave për studentë, në Kosovë dhe në Zvicër. Kështu, raporti bën të ditur se “Fondacioni...” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, për vitin 2012 ka ndarë bursat e para për gjashtë (6) studentë që ndjekin studimet në Kosovë dhe për katër (4) sish që studiojnë në Zvicër.

© albinfo.ch

Bëhet fjalë për 6 bursa me nga 100 euro në muaj për studentët në Kosovë, ndërsa pë r 4 studentët kosovarë që studiojnë në Zvicër, shumat e ndara ndryshojnë nga rasti në rast. Kështu, siç figuron në raport, një studente e vitit të dytë në Universitetin Amerikan të Gjenevës, drejtimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka marrë një bursë prej 500 frangash në muaj ndërsa për pagesë taksash i janë paguar edhe 1.250 franga të tjera. Dy studente të Konservatorit të Muzikës në Bazel kanë përfituar bursa nga 300 franga në muaj ndërsa një student i shkallës master, në drejtimin financa dhe menaxhim në Universitetin Amerikan të Gjenevës, ka përfituar bursën vjetore prej 6000 frangash.

Në raport theksohet se të gjithë studentët që ndihmohen janë studentë të shkëlqyeshëm dhe shumica e tyre, me gjendje jo të mirë financiare.

“Synimi ynë është që për vitin akademik 2012-2013 shuma e mjeteve për bursat në Zvicër të dyfishohet. Jemi optimistë për arritjen e këtij synimi”, thonë krerët e fondacionit. Këtë optimizëm ata e mbështesin në gatishmërinë e treguar të autoriteteve dhe institucioneve zvicerane për ta ndihmuar fondacionin me mjete financiare.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli mori pjesë në Konferencën Ministrore për Komunitetet kombëtare të vendosura jashtë vendit (diaspora) të organizuar nga Ministria e deleguar për francezët jashtë vendit, Hélène Conway-Mouret.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar
Yjet ndjehen krenarë për prejardhjen e tyre Para ndeshjes spektakolare, Yjet e futbollit kanë vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, memorialin e dëshmorëve në Drenicë, si dhe kanë bërë homazhe para përmendores së dëshmorit Zahir Pajaziti

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 23 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 09:20

Prishtinë

Clear sky
  • 24 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 09:30

Cyrih

Clear sky
  • 25 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 09:20

Shkup

Clear sky
  • 27 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 09:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj