E djelë, 19 Maj, 2013 - 03:11
Subscribe to Syndicate
download

Amir B. ankohet - gjyqi ia rrit dënimin!

21.09.2012 - 11:01
Pas ankesës së bërë, atij i është shtuar dënimi i fundit nga 18 në 24 muaj. Gjithsej, ai duhet të vuajë 51 muaj burg

I njohur prej vitesh si “ngasësi më i pacipë i Zvicrës”, shqiptari Amir B., në dhjetor të vitit të kaluar qe dënuar nga Gjykata e Qarkut në Hinwil (ZH) me 19 muaj heqje lirie pasi ishte akuzuar për pjesëmarrje në dy plaçkitje. Kësaj mase dënimi, i shtoheshin edhe dënimet e mëparshme 9 dhe 18 muajshe për veprat penale të ngasjes së shpejtë e të papërgjegjshme të makinës.

Pas ankesës së bërë nga ai në Gjykatën e Lartë të Cyrihut, kjo e fundit ia ka shtuar dënimin nga 18 në 24 muaj. Marrë së bashku, Amiri tash duhet të vuajë 51 muaj burg në vend të 46 muaj sa ka pasur në bazë të vendimeve të mëparshme.

Derisa të enjten në Cyrih po zhvillohej procesi kundër tij, Amiri nuk ndodhej aty. Ai, sipas avokatit të tij, po qëndronte në vendlindje, që nga muaji qershor. Ky fakt i ka shërbyer prokurorit për të ashpërsuar tonin ndaj të akuzuarit, duke e quajtur atë frikacak pasi që nuk ka treguar guximin që të bartë përgjegjësinë për veprat e kryera.

Ai ka ngulur këmbë se Amiri me gjithë rrjedhën e veprimeve të tij të deritashme ka treguar se “posedon energji ekstreme kriminele dhe është gjithnjë i gatshëm për të kryer vepra të reja penale”.

Gjykata është pajtuar në tërësi me padinë dhe i ka shqiptuar të akuzuarit dënimin e kërkuar nga kjo e fundit. Kryetari i trupit gjykues e ka quajtur Amirin si “shkelës absolutisht të papërmirësueshëm dhe të papenduar” të ligjit.

Nga ana tjetër, pala mbrojtëse ka kërkuar për Amir B. zbritje të dënimit në 12 muaj. Sipas saj, roli i Amirit në plaçkitjet e përmendura ka qenë fare minor. Avokati po ashtu ka vënë në pah se klienti i tij edhe kështu, sipas vendimit gjyqësor, do të detyrohet të lëshojë Zvicrën, kështu që ai nuk paraqet më ndonjë rrezik.

Amir B., sot 29 vjeçar dhe baba i dy fëmijëve, qe bërë i njohur për opinionin e Zvicrës në vitin 2004 për sjelljen e tij arrogante pas denoncimit që i ishte bërë për ngasje të shpejtë e të rrezikshme të automjetit. Në një televizion të Cyrihut ai pati deklaruar se “më me dëshirë shkakton një aksident se sa të lejojë që dikush t`i dalë përpara me veturë”. Kjo deklaratë ia pati siguruar atij ofiqin e “ngasësit më të pacipë në Zvicër”.

Reklamë

Emigrantët që duan një leje qëndrimi në Itali, duhet t’i nënshtrohet provimit "online" të gjuhës italiane
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 12 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 02:20

Prishtinë

Clear sky
  • 13 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 02:00

Cyrih

Clear sky
  • 11 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 01:50

Shkup

Clear sky
  • 13 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 02:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj